LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Frikë te Juventus/ Cristiano Ronaldo nuk do të debutojë më 18 gusht?

4 Gusht 2018, 09:23, Aktualitet CNA
Frikë te Juventus/ Cristiano Ronaldo nuk do të debutojë më

Kur të gjithë po presin datën 18 gusht që Cristiano Ronaldo do debutojë në Serie A në ndeshjen e parë kundër Chievo-s, një lajm i keq po qarkullon sot në mediat italiane.

Mund të shtyhet debutimi i yllit portugez në Serie A dhe jo për fajin e tij apo të Juventus. Drejtuesit e Crotones kanë kërkuar që të pezullohen dy ndeshjet e para të kampionatit për Chievon duke e akuzuar për një mashtrim me bilancet në 4 sezonet e fundit, gjë për të cilën rrezikon përjshtimin nga Serie A.

Ata kanë kërkuar që të pezullohen dy javët e para për Chievon, në pritje të vendimit final për këtë hetim që po kryhet.

Nëse kjo kërkesë e klubit të Crotones miratohet nga Lega Calcio, atëherë Cristiano Ronaldo nuk do të debutojë me Juventusin më 18 gusht. /CNA.al

Lajmet e fundit nga