LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shëtiste me pistoletë lodër/ I riu vritet nga policia

3 Gusht 2018, 15:41, Aktualitet CNA
Shëtiste me pistoletë lodër/ I riu vritet nga policia

Një 20 vjeçar me sindromën down është vrarë nga policia e Stokholmit në Suedi, në lagjen rezidenciale, Vasastan.

I riu ishte arratisur nga shtëpia mëngjesn e sotëm dhe mbante në dorë në pistoletë lodër, raporton Tgcom.

Prokurori i çështjes është shprehur se policia e ka konsideruar si një rast rreziku dhe ka hapur zjarr ndaj 20 vjeçarit.

Prindërit e të riut janë shokuar nga ngjarja, ndërsa janë shprehur se djali i tyre ishte totalisht i parrezikshëm.

Ndërkohë shefi i policisë rajonale, Ulf Johannson, është shprehur se ky ishte një incident i tmerrshëm, ndërsa i ka shprehur gjithashtu ngushëllime familjarëve. /CNA.al

Lajmet e fundit nga