LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e negociatave me BE/ Meta paralajmëron forcat politike

3 Gusht 2018, 16:20, Aktualitet CNA
Hapja e negociatave me BE/ Meta paralajmëron forcat politike

Presidenti Meta ka bërë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar klasën politike, në lidhje me integrimin e vendit.

Nga Shkodra, në një intervistë për Televizionin ?TV1 Channel?, Meta ka paralajmëruar klasën politike se ?Nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë absolutisht që nuk do të ketë çelje të negociatave në qershorin e ardhshëm?.

?Kemi një pasion për konflikt ku dialogu duhet të mbizotërojë, sidomos për çështje me rëndësi kombëtare, sikurse është çështja e integrimit evropian, sepse kjo është një platformë dhe një qëllim i gjithë forcave politike në vend dhe një aspiratë e të gjithë qytetarëve shqiptarë.?-tha ndër të tjera Meta.

Po ashtu, ai theksoi se në këtë drejtim duhet të bëhen përpjekje shumë të mëdha për të rivendosur dialogun.

?Duhen bërë përpjekje nga të dyja palët, por në qoftë se opozitës i kërkohet të bëjë një hap, mazhorancës gjithmonë i kërkohet të bëjë dy hapa sepse ajo ka përgjegjësi edhe më të madhe përsa i takon vendit dhe qeverisjes dhe drejtimit të tij.?-tha kreu i Shtetit.

Lajmet e fundit nga