LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trondit Gjekmarkaj/ Basha dhe Meta kryen aktet e “pedofilisë politike”

2 Gusht 2018, 15:12, Aktualitet CNA
Trondit Gjekmarkaj/ Basha dhe Meta kryen aktet e “pedofilisë

Analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj në një shkrim të publikuar për gazetën Panorama ka ironizuar klasën politike, krerët dhe ish-krerët e saj.

Gjekmarkaj shkruan se Rama është bërë mësues për Metën dhe Bashën, sa i përket listave të fundit të hartuara nga të dyja palët. Sipas pedagogut Rama u dha mësim kundërshtarëve të tij se në lista nuk duhen patjetër persona me CV, mendim publik dhe të njohur për të bërë politikë, ndërsa i ka quajtur aktet e tyre ?pedofili politike?.

?Gjithësia nuk nënkupton që Partia Socialiste është e keqja dhe Partia Demokratike është e mira! Jo mor Jo. Kësisoj naivitetesh tek ata që dinë shkrim e këndim kanë vdekur me mot. Problemi është te shkolla. Nëse deri kohë më parë mendohej se të hysh në politikë duhet të kesh CV, mendim publik, të jesh profesionist i zoti dhe i njohur, ose pjesë e botës akademike, duhet pranuar që ?Rilindja? këtë iluzion e shnjerzoi, e trelli, e gjunjëzoi përfundimisht! Në këtë pikë, Rama u bë mësues për Bashën dhe Metën, të cilët kryen akte të ?pedofilisë politike? me listën e fundit?,- shkruan Gjerkmarkaj.

Më tej analisti pohon se pas këtij momenti priste përgëzime për punën e Ramës, por ajo që mori ishte thjeshtë varje turinjsh. Kjo si pasojë sepse ata e kuptuan se me këtë metodë të zgjedhur prej tij, Rama do të ndërtonte pushtetin personal, ndërsa ka shtuar se Basha dhe Kryemadhi do ta kenë të vështirë të krijojnë këtë lloj klime.

?Kur prisja përgëzime, meqenëse Rama do të njihej moteve si themelues i një shkolle politike, si Aristoteli e Platoni në ilozofi, apo Tajerani e Meternihu atë të legjitimitetit, bash atë çast mora varje turinjsh. Ata kuptuan se Rama kishte të drejtë dhe kësisoj ndërton më mirë pushtetin personal. Hegjemonia e kësaj shkolle është i vetmi qiell sot i politikës shqiptare. A do t?i funksionojë edhe Bashës e Kryemadhit, tani vështirë të thuhet, se një herë e vodhën plakën,- thotë populli,- se pastaj e mbylli derën viranja! Pohime kësodore me dozë subjektiviteti, jo shumë të lartë, nuk përjashtojnë grupet e vogla të njerëzve me vlera në të gjitha partitë parlamentare?,- përfundon Gjekmarkaj. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga