LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpëton Saimir Tahiri?/ Çmontohet grupi i prokurorëve që po e hetonte

2 Gusht 2018, 18:46, Aktualitet CNA
Shpëton Saimir Tahiri?/ Çmontohet grupi i prokurorëve që

Ish-Ministri i brendshëm Saimir Tahiri që prej vitit të kaluar është vënë nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Tahiri është në hetim  me akuzat ?Korrupsion pasiv? dhe ?Trafikim narkotikësh, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Grupi i prokurorëve që po heton Tahirin, përbëhej nga Besim Hajdarmataj, Vladimir Mara, Gentjan Osmani dhe Elizabeta Imeraj.

Por së fundmi, Elizabeta Imeraj, është larguar nga kjo dosje, për shkak se u emërua në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Që me emërimin e Arta Markut, në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, për të vijuar më tej me emërimin e Donika Prelës në krye të Prokurorisë për Krime të Rënda, u fol për mbyllje të hetimeve ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Marku-Prela u cilësuan si dyshja e mikeshave që do të mbyllnin hetimet për Tahirin.

CNA.al ka kontaktuar zyrtarisht me Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë për Krime të Rënda, rreth këtyre dyshimeve.

Por, organi i akuzës as nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka pohuar diçka të tillë.

?Prokuroria  vlerëson se ajo çfarë i kërkoni të përgjigjet, në rastin më të mirë është deduksion i arritur nga premisa të gabuara, në rastin më të keq është keqdashje. Kjo, sepse, nëse ju posedoni të dhëna të tilla, atëherë duhet t?i kallëzoni pasi, pengimi në ushtrimin e detyrës përbën krim, e si i tillë, duhet kallëzuar në organet kompetente?, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme.

Por, ndërkohë, duket se dosja Tahiri po shkon drejt mbylljes. Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme  Arta Marku ka nisur ta çmontojë grupin e prokurorëve të çështjes së Saimir Tahirit.

Çmontimi nisi me largimin e prokurores Elizabeta Imeraj, ndërkaq pritet të lëvizen edhe prokurorët e tjerë.

Ndërkaq, Gjykata e Lartë ka regjistruar në shqyrtim ankimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkon sërish masën e sigurisë me burg ndaj ish-ministrit të Brendshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, regjistrimi i rekursit është bërë më datën 18 korrik 2018, ku Prokuroria kërkon “Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për personin nën hetim, Saimir Tahiri.

Rekursi në Gjykatën e Lartë, u paraqit nga prokuroria pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hoqi masën e arrestit në shtëpi ndaj ish-ministrit të Brendshëm që hetohet për trafik droge në bashkëpunim me grupin e vëllezërve Habilaj nga Vlora dhe për shpërdorim detyre.

Gjykata e Lartë dihet tashmë botërisht se është jashtë funksionit, dhe në këtë mënyrë duket se fati i dosjes Tahiri, është përcaktuar tashmë./CNA.al

Lajmet e fundit nga