LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Revolucion tek kampionët e Europës/ Ja planet e Real për sezonin e ardhshëm

2 Gusht 2018, 16:30, Aktualitet CNA
Revolucion tek kampionët e Europës/ Ja planet e Real për sezonin

Pas fitimit të Champions League për tre vite rradhazi, tek Real Madrid ka nisur një revolucion i vërtetë. Dorëheqjes së Zidane, iu shtua edhe largimi i Cristiano Ronaldos drejt Juventus, ndërkohë që priten zhvillime të reja përsa i përket të ardhmes së Luka Modriç, i cili pëlqehet nga Inter.

Përsa i përket afrimeve, goditja më e bujshme është  18 vjeçari Vincius Junior, i cili u ble nga ekipi brazilian i Flamengos për shifrën e 40 milion eurove. Repartin e mbrojtjes, kampionët e Europës e kanë pasuruar me Alvaro Odriozolën, të riun e talentuar të Malagas.

Ndërkohë madrilenët po punojnë fort për të zëvendësuar largimin e Cristiano Ronaldos. Pasi ra poshtë pista Hazard, ëndrra e Real mbetet bomber i Totenham, Harry Kane, ndërsa një alternativë tjetër është edhe polaku i Bayern Robert Levandvski. Gjithashtu kampionët e europës, kërkojnë të bëjnë një goditje  të dyfishtë në Londër, për ti rrëmbyer Chelseat dyshen Ëillian-Curtois.

Ndërkohë e ardhmja e Kovaçiç mbetet ende në dyshim. Kroati sapo ka refuzuar një ofertë të Mancester United, e cila i ofroi Realit 60 milionë euro për shërbimet e lojtarit. /CNA.al

Lajmet e fundit nga