LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk jeton për vete, po për komunitetin”/ Pedagogu ironizon Veliajn

2 Gusht 2018, 15:35, Aktualitet CNA
“Nuk jeton për vete, po për komunitetin”/ Pedagogu

Në një shkrim të publikuar në gazetën ?Panorama?, analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn.

Gjekmarkaj shkruan se Veliaj është personazhi energjik i zënë me punët e komunitetit, që ka dalë nga katedra e ?Rilindjes? dhe rrallë se do të nxjerrë një palë politike.

Gjermarkaj ngre dyshimin se ky tip personazhi në politikë është i menduar, por thekson se cilësia e mendimit është edne mister.

?Por askush si katedra e ?rilindjes? nuk ia ka dalë të puçasë një lloj tipi personazh?i veshur me kostum jelek e kollare, me përjashtim të Lalit, ?me pak mjekër? gjithmonë me nxitim? i cili flet vetëm për punën? me një çantë tip në krah, i gatshëm të nxjerrë kompjuterin portabël dhe të të bindë për gjithçka. Ky tip vrapon, nuk ecën. Nuk jeton për vete, po për komunitetin. Në aparencë përdor biçikletën, që të jetë në mes të njerëzve! Janë të menduar zakonisht, por cilësia e mendimit mbetet mister!?,- shkruan Gjekmarkaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga