LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Laçi i thotë lamtumirë Europës/ Molde ‘kockë e fortë’ për kurbinasit

2 Gusht 2018, 17:01, Aktualitet CNA
Laçi i thotë lamtumirë Europës/ Molde ‘kockë e

Laçi nuk mund të shkonte më shumë së turi i dytë në Ligën e Europës. Kurbinasit janë mundur nga norvegjezët e Moldes në shtëpi, me rezultatin 0-2, duke i thënë lamtumirë Europës. Norvegjezët e mbyllën ndeshjen që në pjesën e parë me golat e Aursnes dhe Strand.

Kujtojmë se rezultati i përgjithshëm është 5-0 për norvegjezët, të cilët kishin shënuar 3 herë në portën e Laçit në takimin e parë. Tashmë ekipi i fundit shqiptar në Europë është Kukësi, i cili do të presë kundërshtarin e rradhës, i cili do të dalë nga sfida ndërmjet Torpedos së Norvegjisë dhe Vikingur të Ishujve Faroe. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga