LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fundi i marrëzisë”/ Faktohet dështimi i Ramës

2 Gusht 2018, 11:12, Aktualitet CNA
“Fundi i marrëzisë”/ Faktohet dështimi i Ramës

Partia Demokratike vijon sulmet dhe akuzat në drejtim të kryeministrit Rama dhe kabinetit të tij qeveritar.

Në një dalje për mediat, deputetja e PD, Fatbardha Kadiu ka deklaruar se biznesi i bixhozit është katërfishuar gjatë qeverisë së Edi Ramës.

Sipas Kadiut, qeveria ka lehtësuar nga taksat biznesin e kontrolluar prej vëllait të kryeministrit, pse shtyn prej 3 vjetësh zbatimin e ligjit për mbylljen e lojërave të fatit.

?Pushteti i Ramës nisi me reklamën e madhe të operacionit ?Fundi i Marrëzisë?, me pretendimin se do të mbyllte kazinotë dhe biznesin e bixhozit nëpër të gjitha cepat e pallateve.

Ky operacion përfundoi të ishte vetëm një  marrëzi e pafund. ?-tha ndër të tjera Kadiu.

Deklarata e plotë:  

Pushteti i Ramës nisi me reklamën e madhe të operacionit ?Fundi i Marrëzisë?, me pretendimin se do të mbyllte kazinotë dhe biznesin e bixhozit nëpër të gjitha cepat e pallateve.

Ky operacion përfundoi të ishte vetëm një  marrëzi e pafund.

Pikat e basteve janë katërfishuar, sepse qeveria e Edi Ramës ka vendosur të zgjerojë biznesin, me të cilin iu mburr shqiptarëve se do ta mbyllte.

Në 2013 ato ishin 928, sot numri i tyre e kalon 4230 pika bastesh, bixhozi dhe kazinosh. Vetëm në vitin 2017, shqiptarët kane lënë 132 milion euro ne bixhoz.

Kjo është e vërteta që Ministria e Financave, tinëzisht, po kërkon të mbulojë, duke kanalizuar aferën korruptive të lojërave të fatit në një diskutim teknik, pa u thënë shqiptarëve pse e shtyn zbatimin e ligjit prej 3 vjetësh.

E vërteta është se ndryshimet ligjore favorizojnë Lotarinë Kombëtare, kompani e cila do të përfitojë nga lehtësitë në taksim, njësoj siç përfitojnë bizneset e tjera të bixhozi që nga viti 2015.

Ndërkohe që,

i vetmi sektor ku qeveria bën lehtësira, që kur ka ardhur në pushtet, është sektori i bixhozit.

Ka një arsye pse bixhozi sot është 4 fishuar: Ky është një biznes që kontrollohet nga familja e kryeministrit Edi Rama dhe krimi i organizuar me të cilin qeveris për të pastruar paratë e pista të drogës dhe korrupsionit qeveritar.

Departamenti i Shtetit e ka futur Shqipërinë në lisën e zezë të vendeve kryesore të Pastrimit të Parave për të dytin vit radhazi, ku një nga fushat kryesore, që Departamenti evidenton, janë lojërat e fatit. 

Partia Demokratike është e vendosur të shfuqizojë çdo ligj që ul taksat për biznesin e bixhozit.

Lajmet e fundit nga