LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha bën opozitë nga Hollanda

2 Gusht 2018, 12:23, Aktualitet CNA
Basha bën opozitë nga Hollanda

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej ditës së djeshme ka udhëtuar drejt Hollandës, duke nisur zyrtarisht pushimet e verës.

Ndërkohë që sistemi i drejtësisë është në kolaps, baza e PD-së drejt shpartallimit dhe zgjedhjet lokale po afrojnë, kreu i partisë më të madhe opozitare, merr pushimet.

Në vend të rrijë dhe të përballet me qeverinë, Basha ka lënë të bëjnë opozitë Edmond Spahon dhe Fatbardha Kadiun, ndërsa për vete ?arratiset? drejt Hollandës, sepse mesa duket i ka ngel shtëpia pa ajrosur dhe duhet të ujisë edhe lulet. Basha mjaftohet me postimet në rrjetet sociale, të cilat e kanë ?lodhur? së tepërmi dhe tani ka nevojë të pushojë.

Kryeministri Rama vijon fushatën elektorale, duke mos humbur mundësinë për të zaptuar ekranet televizve, ndërsa Basha është ?zhdukur?, duke e lënë opozitën pa kryetar.

Kjo tregon se sa shumë i ?digjet barku? Bashës për shqiptarët dhe për Shqipërinë dhe se deklaratat e tij mediatike janë vetëm farsë politike./ CNA.al

Lajmet e fundit nga