LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

AKU bllokon 141 kg impute bujqësore në kufi

2 Gusht 2018, 17:44, Aktualitet CNA
AKU bllokon 141 kg impute bujqësore në kufi

Në kuadër të forcimit të masave për Sigurinë Ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka në fokus të veçantë kontrollin e mjeteve të vogla si burim kryesor i futjes së pesticideve si dhe produktet ushqimore të pa kontrolluara në vend.

Trupat inspektuese të DRAKU, Korçë në bashkëpunim me doganën e Kapshticës kanë konstatuar se  shtetasi, Petro Kycyku  me makinën e tij tip ?Seat  Ibizza? , me targë ?NEB 3653? kishte sasi të konsiderueshme prej afro 141 kg impute bujqësore të padeklaruara dhe jo të lejueshme për tregtim.

Konkretisht në automjetin e tij u gjetën 10 kg disperss 20kg fungicid origjina greke, 10 kg Plerues organik theocal, 100 kg npk kompleks si dhe 1 litër plehrues gjethor Boroplus, me etiketë në gjuhën greke. Këto impute bujqësore janë të paregjistruara në listën e preparateve dhe e mbrojtjes së bimëve,  miratuara nga MBZHR si dhe  në mungesë të plotë të dokumentacionit që bie në kundërshtim me ligjin  9362, nenet 13,14,23 për mbrojtjen e bimëve.

Në këtë kuadër, inspektorët e Aku-së  në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë bllokuar edhe një tjetër automjet privat në të cilin u gjetën 72 kg mjaltë  – produkt pa etiketë dhe asnjë dokumentacion certifikues të cilësisë dhe sigurisë, apo fiskal ? shkelje të parashikuara në   ligjin 9863 dt:28.01.2008 për ushqimin, e ndryshuar sipas legjislacionit në fuqi.

Konkretisht, nga kontrolli fizik i produktit, rezultoi se shtetasi grek, Argiropulos Thoma me automjetin e tij tip ?BMW? me targë ?KAH-9194?  tentoi  të fuste në vendin tonë 72 kavanoza me mjaltë pa  nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i të dy ngarkesave duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë të produkteve të lart përmendura.

AKU do intensifikojë kontrollet për të mbrojtur e garantuar sigurinë ushqimore edhe ndaj produkteve që futen kontrabandë me automjete private në sasi të dukshme për tregtim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes ?Shqipëria që duam? Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Lajmet e fundit nga