LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Turistët ‘pushtojnë’ Beratin

1 Gusht 2018, 20:14, Aktualitet CNA
Turistët ‘pushtojnë’ Beratin

Numri i turistëve sa vjen e rritet në qytetin e Beratit. Gjashtë mujori i parë i vitit 2018 ka pasur një rritje të numrit të turistëve në gati 50%.

Për vitin 2017 gjatë gjithë vitit muzeu ikonografik në Berat është vizituar nga 74 mijë vizitorë, ndërsa vetëm për këtë gjashtëmujor ka pasur 60 mijë vizitorë, shkruan shqiptarja.com.

Bukuria  dhe historia që tre lagjet “Mangalem “Gorricë dhe Kala” tashmë në UNESSCO sjellin një fluks të turistëve që vijnë nga Spanja, Kroacia, Anglia, Gjermania etj. Përgjegjësi i Muzeut Ikonografik Onufri shprehet se në çdo vit ka pasur një rritje të numri të turistëve.

Berati është një nga qytetet që ka edhe histori më të lashtë, kjo edhe për dokumente mjaft të hershëm siç janë edhe Kodikët. Ato janë një fond me rëndësi botërore, ndërsa ka një interes shumë të madh nga shumë turistë.

 

Lajmet e fundit nga