LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali i Arta Markut/ Një prokurore pa Vetting në krye të organit të akuzës

1 Gusht 2018, 12:22, Aktualitet CNA
Skandali i Arta Markut/ Një prokurore pa Vetting në krye të

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka emëruar sot si drejtuese të komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës, prokuroren Elisabeta Imeraj.

Elisabeta Imeraj është njëra prej tre prokurorëve të Krimeve të Rënda që ka firmosur kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit.

Ky emërim është bërë pas mbetjes bosh të këtij pozicioni, pas shkarkimit nga detyra të drejtuesit tjetër të komanduar të Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka.

Por, ajo që bie në sy është fakti se Elisabeta Imeraj është emëruar në krye të organit të akuzës së Tiranës, ndërkohë që ende nuk ka kaluar procesin e Vettingut.

Kujtojmë këtu se Dritan Rreshka, u emërua në krye të Prokurorisë së Tiranës pa kaluar ende Vettingun dhe më pas shkarkua nga detyra pikërisht pasi ju nënshtrua Vettingut. Ndërkohë zëvëndësoshet nga një tjetër prokuror, që nuk i është nënshtruar ende Vettingut./ CNA.al

Lajmet e fundit nga