LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkencëtarët në Amazona zbulojnë një lloj të ri të grerëzës me helm paralizues

1 Gusht 2018, 13:40, Lifestyle CNA
Shkencëtarët në Amazona zbulojnë një lloj të ri

Shkencëtarët në Amazona kanë gjetur një lloj të ri të grerëzës që duket e frikshme.

Përveç që djeg tepër gjatë pickimit, ajo posedon një helm të fortë që është në gjendje të paralizojë viktimën, para se të çelë vezët brenda trupit të zgjedhur.

Clistopyga crassicaudata është një specie parazitare që jo vetëm ka një thëmth të gjatë, por edhe shumë më të gjerë në krahasim me grerëzat e tjera, shkruan revista Zootaxa.

Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se kjo specie e pazakontë e grerëzave mund të gjenden në mes të Andeve dhe maleve Amazona në Amerikën e Jugut. ?Unë kurrë nuk kam parë asgjë si kjo,? tha profesori Ilari E. Saeaeksjaervi.

Grerëza parazitare vë vezët brenda merimangave dhe përmes thimthit të gjatë lëshojnë helmin në trupin e tyre.

?Ne nuk e dimë me siguri se çfarë lloj të merimangës këto lloje preferojnë. Grerëza gjigante duket si armë e sofistikuar dhe ne ende jemi duke analizuar natyrën e saj,? tha profesori Saeaeksjaervi.

Lajmet e fundit nga