LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Sebisë/ Kancelari austriak ‘shuan’ zërat

1 Gusht 2018, 14:44, Aktualitet CNA
Shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Sebisë/ Kancelari austriak

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka dhënë një prononcim për shtypin boshnjak, në lidhje me marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Ai është shprehur se Austria do të përkrahë çdo marrëveshje që krijon më shumë stabilitet në rajon, raporton gazeta ?Koha?.

Kurz është pyetur gjithashtu edhe për një shkëmbim të mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin e ka mohuar.

?Ne përkrahim çdo marrëveshje që rezultat ka bashkëpunimin më të fuqishëm ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më shumë stabilitet në rajon..Vetëm se shkëmbimin e territoreve e kam vështirë ta mendoj, sepse rajonin me siguri nuk do ta bëjë më të qëndrueshëm, nëse shumë vite pas luftës përpiqemi t?i ndryshojmë kufijtë?, ka thënë Kurz.

Ndër të tjera, kancelari austriak është shprehur se Ballkani Perëndimor prej vitesh ka qenë pjesë thelbësore e politikës së jashtme austriake dhe europiane.

Lajmet e fundit nga