Connect with Us

Plumb në kokë shoferit të Xhafajt/ Si u hodh mjegull mbi krimin makabër

Aktualitet

Plumb në kokë shoferit të Xhafajt/ Si u hodh mjegull mbi krimin makabër

Publikuar

-

Të shtunën e 30 qershorit, është gjetur i vrarë me plumb në kokë në ambjentet e Gardës së Republikës, Shkëlzen Qordja, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatimir Xhafa.

Ngjarja u mbajt e fshehtë, për disa orë nga policia, gjë që ngriti shumë dyshime dhe hodhi zëra për një atentat mafioz.

Kur ka kaluar një muaj, ende kjo ngjarje mbetet mister, dhe organet kompetente hetimore nuk e kanë sqaruar asnjëherë.

Sot, 31 vjeçari Qordja, është harruar si rast, edhe pse pati dyshime të mëdha se u manipulua vendi i ngjarjes.

Në ambjentet e Gardës ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pasur kamera, për shkak se garda po zhvendosej.

Madje, disa ditë pas ngjarjes, gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje tronditëse.

Në emisionin ‘Opinion’, Hoxha tha se arma me të cilën është (vetë)vrarë Qordja nuk i përkiste atij, por shoqëruesit të ministrit Xhafaj.

Sipas Hoxhës, shoferët mbajnë armë pistoletë, ndërsa arma me të cilën u krye akti është automatik.

“Nuk është arma e shoferit, por arma e shoqëruesit. Ai është i gjetur i vrarë me automatik, që nuk mbahet nga shoferi”, tha Hoxha.

Sot e kësaj dite nuk sqaruar pozicioni i shoqëruesit të Xhafaj dhe fakti se çfarë donte arma e tij në duart e Shkëlzen Qordjas.

Pas Ramës dhe Xhafës, edhe Policia dhe Prokuroria me versionin e vetvrasjes

Disa orë pas ngjarjes, Ministri i Brendshmë Fatmir Xhafaj apo edhe kryeministri Edi Rama, e servirën rastin në publik si vetvrasje.

LEXO EDHE:  Gazetari letër publike Berishës/ Doktor të lutem kalo mbi trupin e Lulit

Në të njëjtën linjë qëndruan edhe organet hetuese.

Si kurrë më parë ende pa u kryer ekzaminimet dhe ekspertiza përkatëse ata dolën me përfundimin se 31 vjeçari, Shkëlzen Qordja ishte vetvrarë.

Policia e Tiranës, SHÇKB dhe Prokuroria, disa orë pas ngjarjes thanë se për nga mënyra se si është gjetur trupi i 30-vjeçarit, kishin të bënim, me një vetëvrasje.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda.

Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimi”, thuhej në njoftimin e organeve hetuese.

Vetvrasje apo vrasje? Policia dhe Prokuroria i mbyllën hetimet që me nxjerrjen e komunikatës për media, ndonëse rasti ishte tejet i rëndë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Shifrat/ Ja sa të ardhura dhe shpenzime kanë deklaruar PS dhe PD për fushatën elektorale

Publikuar

-

Nga

Paratë që shpenzohet nga një parti politike gjatë fushatës elektorale është një indikator që tregon shumë për parimet e politikanëve të kësaj partie dhe strategjinë që ata do të përdorin nëse vijnë në pushtet.

Sipas grafikëve të të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara nga dy partitë kryesore në vend, PS dhe PD, duket se çdo gjë shkon në rregull dhe sasia e të ardhurave të gjeneruara nga partitë politikë gjatë një viti është në gjendje të përgjigjet për shpenzimet e kësaj partie për fushatën elektorale.

Sidoqoftë, kjo është thjesht në pamje të parë. Nëse shohim më afër, këto parti kanë një mungesë të theksuar të deklarimit të burimeve të të ardhurave të tyre si dhe shpenzimeve.
Sipas deklarimeve të PS, gjatë vitit 2021, kjo parti gjenerojë fonde me vlerën 176 538 087 lekë (120 711 337 lekë të krijuara nga vetë partia dhe 55 826 750 lekë nga fonde publike).

Ndërohë sipas deklarimeve të PD, gjatë viti 2021, kjo parti gjenerojë një total prej 47 625 660 lekë (33 318 149 lekë nga fonde publike dhe 14 307 511 lekë të gjenderuara nga vetë partia).

Për sa i përket fushatës së vitit 2021, PS ka deklaruar se ka shpenzuar një total prej 172 046 612 lëkësh ndërsa PD një total prej 47 625 660 lekësh.

LEXO EDHE:  Ja ku është dërguar për ekzaminim audio-përgjimi i vëllait të Fatmir Xhafajt

LEXO EDHE:  Spekulimet/ Xhafaj largohet, ja kush e zëvendëson



Mungesa e publikimit të raporteve dhe transparencës në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike vazhdojnë të jenë disa nga arsyet kryesore të nivelit të lartë të korrupsionit në vend, që i lejon këto parti dhe drejtuesit e tyre, të mos japin llogari për burimin e të ardhurave të tyre apo adresën se ku këto të ardhura shpenzohen./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas sherri në “Opinion”/ Marku-Shehajt: Matrapaz, je standard i ulët krahasuar me Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” mes demokratëve Agron Shehaj dhe Mark Markut.

Agron Shehaj e ka cilësuar Mark Markun një standard të ulët krahasur me Bashën. Ai më tej i tha se Markut nuk ia mbajti, la mandatin dhe iku nga Partia Demokratike.

Ndërkohë Marku ia ka kthyer duke i thënë se ai nuk guxoi të ishe kundërshtar i Bashës dhe nuk arriti të mbajë një fjalim.

Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë

LEXO EDHE:  Alibeaj u përgjigjet kërcënimeve të Xhafajt

LEXO EDHE:  Ja ku është dërguar për ekzaminim audio-përgjimi i vëllait të Fatmir Xhafajt

Marku: Unë isha për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Ti s’guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk mbajte një fjalim



Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë.

Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar

Shehaj: Je mirë nga mendja ti

Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën

Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD duhet të kalojë nga demokracia”/ Shehaj: Berisha nuk do të tërhiqet

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj: PD duhet të tregojë burimin e financimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka deklaruar se kreu i PD, Lulzim Basha, edhe pse është shprehur si pro-amerikan, nuk është një i tillë.

Ai ka thënë se nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një vendim i vetëm.

Shehaj ka theksuar se lidhur për përjashtim e ish-kryemistrit Sali Berisha, duhet ishte pyetur anëtarësinë e PD.

“Parashikimi i mundshëm në Shqipëri nuk është optimist. Nuk ndodh në Amerikë që kryetari të marrë një  vendimin i vetëm. Nuk ndodh që fati i partisë duhet të vazhdojë në duart e tij”.



Ai ka thënë më tej se PD duhet të kalojë nga demokracia dhe të mos mendojë gjithsecili për interesin e vetë.

LEXO EDHE:  Kush ia punoi Fatmir Xhafës?/ Gazetari: Nuk shkon mirë me …

LEXO EDHE:  Ja ku është dërguar për ekzaminim audio-përgjimi i vëllait të Fatmir Xhafajt

“PD duhet të kalojë nga demokracia. Unë mendoj që Bersiha nuk do të tërhiqet. Kur dëgjoj që sdo mblidhet asnjë forum i PD, mendoj që gjithsecili do mendojë për inetresin e vetë, do fillojnë do të kapën”, ka deklaruar ai.

Shehaj ka thënë se modeli që duhet ndjekur është ai perëndimor.

“Thjesht ne shikojmë perëndim, pyetën anëtarët, forumet, kjo duhet të ndodhë në PD, shumë parti kanë patur të njëjtin problem. Ne themi nuk e mbledhim kuvendin se u mblodh para dy muajsh, por kur u mblodh nuk ishte marrë ky vendim”, ka thënë Shehaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE