LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plazhi pa drita/ Deputeti socialist “kërcënon” Ramën me protesta

1 Gusht 2018, 16:52, Aktualitet CNA
Plazhi pa drita/ Deputeti socialist “kërcënon” Ramën

Plazhi i Tales në Lezhë ka 4 orë pa energji elektrike. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar deputeti socialist Pjerin Ndreu, i cili është përfaqësues i kësaj zone në Parlament.

Në një postim në rrjetet sociale ai është shprehur se kjo që ka ndodhur është paaftësi e dhe ç?akordim i strukturave të OSHEE.

Ndreu ka shtuar më tej se nëse nuk meren masa, do të ngre bizneset e zonës në protestë.

Postimi i plotë

Te lesh zonen turistike te Tales 4 ore pa drita ne kulmin e sezonit turistik eshte kulmi i paaftesise dhe talljes qe strukturat e c’akorduara te OSHE bejne.

Ca pseudoreforma me shpikje banale kane futur ne qorrsokak menaxhimin e situates. Si deputet zone kekoj nderhyrje te menjehershme ose do mbledh bizneset e asaj zone duke u vene ne krye te nje proteste qe nuk do jete e lehte per gjitha ata qe e gatuajne kete katrahure turpi.

Sme intereson aspak se kujt partie i perkasin, por cfare zullumesh bejne ne dem te sezonit turistik ! Turp ! /CNA.al

Lajmet e fundit nga