LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk po luftojmë vetëm kundër shqiptarëve”/ Vuçiç zbulon armiqtë e Serbisë

1 Gusht 2018, 15:54, Aktualitet CNA
“Nuk po luftojmë vetëm kundër shqiptarëve”/

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se vendi i tij, nuk po lufton vetëm kundër shqiptarëve, por ndaj të gjithë vendeve që mbështetën pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe. Këtë deklaratë Vuçiç e ka dhënë për gazetën serbe ?Pink?.

E shihni çfarë është duke bërë Britania e Madhe nëpërmes agjenturave të saj në Serbi, Kosovë dhe Maqedoni. Ne po luftojmë në kushte shumë të vështira, gati të pamundura të nxjerrim sa më shumë që mundemi për popullin tonë, e të humbasim sa më pak?, tha ai

Presidenti serb ka komentuar gjithashtu postimin e një prifti serb nga Kosova në rrjetet sociale, i cili është shprehur se ka marrë informata për një ndarje të re territoresh.

Në lidhje me këtë pyetje Vuçiç është shprehur se këto janë trillime nga rivalët politikë dhe se nuk do të ndodhë një gjë e tillë. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga