LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fshehën shkeljet në magazinën e ushqimeve/ Pezullohen dy inspektorë të AKU

1 Gusht 2018, 13:57, Aktualitet CNA
Fshehën shkeljet në magazinën e ushqimeve/ Pezullohen dy

AKU në Korçë ka pezulluar nga puna dy inspektorë, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm. Bëhet fjalë për Klement Kodrën dhe Daut Pepën.

Dy inspektorët u pëzulluan një ditë pasi në një magazinë në Korçë, u saekuestruan 2 ton pije të skaduara dhe mallra të tjerë ushqimorë.

Kodra dhe Pepa janë pezulluar, pasi kishin paraqitur një raport të rregullt për subjektin ?Argentili?.

Ndërkohë vetëm pak ditë më vonë, një inspektim i drejtorisë së përgjithshme të AKU, zbuloi një sërë shkeljesh.

Mësohet se të dy inspektorët do të procedohen penalisht lidhur me këtë ngjarje. /CNA.al

Lajmet e fundit nga