LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dështimi i Veliajt/ Rruga horror në qendër të Tiranës

1 Gusht 2018, 17:26, Aktualitet CNA
Dështimi i Veliajt/ Rruga horror në qendër të Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, çdo ditë në media nuk e ndal propagadën për përmirësimin e infrastrukturës së Tiranës.

Por, rrugët e brendshme të kryeqytetit të ofrojnë një pamje krejt tjetër.

Tirana, nuk është vetëm sheshi, apo blloku, ku në disa raste, ndërhyhet në segmente të ndryshme rrugore edhe pa pasur nevojë.

Rruga pas stadiumit ?Qemal Stafa?, një nga arteriet kryesore të kryeqytetit është degraduar dhe shkatërruar.

Është një segment rrugor që nuk ka lidhje me kantierin e ndërtimit tek stadium.

Rruga përshkohet nga gropa të mëdha, duke u bërë kështu burim aksidentesh.

Ndërkohë, ?lali Eri? nuk bën gjë tjetër, veçse vjedh fonde dhe abuzon duke rregulluar trotuaret që janë në gjendje të mirë apo duke futur miliona euro në disa kilometra  rrugë, në qendër të Tiranës./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga