LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bën shqiponjën në emision/ Politikani serb ka një mesazh të fortë

1 Gusht 2018, 11:54, Aktualitet CNA

Politikani liberal serb, Cedomir Jovanovic, ka kritikuar politikën dhe shoqërinë serbe, se e kanë lënë vendin mbrapa, duke u marrë me gjëra siç ai i quan të çmendura.
Madje, në një intervistë në televizionin N1 ai ka bërë edhe shqiponjën, duke thënë se kjo i pengon serbët të ecin përpara. Jovanovic ka thënë se kjo nuk do të duhej të ndodhte, pasi për shqiptarët është një simbol kombëtar, sikurse për serbët që janë tre gishtat.
Jovanovic ka nisur një iniciativë në Serbi, për të krijuar një koalicion, të cilin ai e quan ?Koalicioni i Paqes?, përmes të cilit do të kërkohet arritja e një marrëveshje paqësore në mes të Serbisë dhe Kosovës, e cila sipas tij, do t?i hapte perspektivë vendit.
Ai edhe pse nuk është pjesë e pushtetit ka thënë se nuk sheh shpresë te opozita aktuale. Madje sipas tij, Aleksandar Vuçiç, është më modern se ata.


Jovanovic ka thënë se takimi mes Vuçiçit dhe Thaçit në shtator në Bruksel do të jetë shumë i rëndësishëm, dhe sipas tij, është shumë e qartë se vet jeta po imponon zgjidhjen e agonisë së Kosovës, siç e ka quajtur ai.
Sipas tij, është shansi i fundit që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje, dhe për të dy vendet të hapin një perspektivë ndryshe nga ajo e viteve të mëparshme.
Cedomir Jovanovic para pak muajsh ka qëndruar për vizitë në Prishtinë.

Lajmet e fundit nga