LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha kërkon marrëveshje me Ramën/ Përgjigjet kryeministri

1 Gusht 2018, 08:08, Aktualitet CNA
Basha kërkon marrëveshje me Ramën/ Përgjigjet kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në shtator mund të ketë një bashkëpunim më opozitën.

Në një intervistë për gazetarin Lufti Dervishi në emisionin ?Përballë? në RTSH, Rama theksoi se ?E vetmja gjë që nuk mund t?i ofrojmë Partisë Demokratike dhe simotrës së saj LSI është pushteti,Tt tjerat janë të gjitha për diskutim. Nuk kemi asnjë problem.?

Ndër në lidhje me mundësinë e arritjes së një marrëveshje me Bashën, si ajo e 18 majit 2018, Rama tha se nuk është e pamundur.

?Unë nuk mendoj se është e pamundur, por nga ana tjetër sic e keni parë dhe siç e kanë parë të gjithë opozita është pa lidership, pa vision, pa strategji, pa program dhe ecën kuturu pa mednuar për hapin e tretë, të katër, të pestë. Pra pavarësisht se ishte një mënyrë e mirë për të krijuar një eksperiencë dhe për të mësuar shahun, Lulzim Basha ka mbetur??-tha kreu i qeverisë.

Po ashtu kreu i qeverisë theksoi se ?Jemi duke përgatitur një platformë bashkëpunimi që do ta bëjmë publike me fillimin e sezonit të ri parlamentar dhe jemi të gathsëm për çdo propozim të opozitës që nuk na kthen mbrapa, rikthim mbrpa te reforma në drejtësi, rikthim mbrapa te ligjet e reformës në drejtësi, rikthim mbrapa tek ligji vettingut nuk ka për të patur për sa kohë që do të jemi në krye të këtij vendi.?

Lajmet e fundit nga