Connect with Us

Akuzat e forta të ish-deputetit socialist/ Rama dhe Basha po largojnë Shqipërinë nga Europa

Aktualitet

Akuzat e forta të ish-deputetit socialist/ Rama dhe Basha po largojnë Shqipërinë nga Europa

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetari i partisë “Zgjidhja” i ftuar në studion e FaxNews ka folur për statusin e partisë së tij, duke treguar se mbrojnë interesat e popullit dhe jo ato të partisë.

“Alternativa e munguar në treg është vetëm “Zgjidhja”. Do përgatitemi seriozisht për zgjedhjet e përgjithshme”-është shprehur Kokëdhima.

Gjithashtu ai ka hedhur akuza në drejtim të dy partive kryesore në vend, duke u shprehur se po largojnë vendin nga BE.

“Shqipëria ka qënë më afër Europës se vendet e tjera, por PS dhe PD kanë merita në largimin e Shqipërisë nga Bashkimi Europian”-tha Kokëdhima.

Po ashtu Kokëdhima ka folur edhe në lidhje me raportin e DASH për Shqipërinë, për të cilin u shpreh se ka qënë më i ashpër se kurrë.

Ndërkohë, Kokëdhima theksoi se këtu punojnë vetëm 10 oligarkë të lidhur me SHQUP-in.

Aktualitet

Pranohet kërkesa e PS/ Kolegji Zgjedhor çertifikon këshillin e parë bashkiak

Publikuar

-

Nga

Kolegji Zgjedhor ka çertifikuar Këshillin e parë bashkiak, duke i hapur rrugën betimit të kryetarit.

Kolegji Zgjedhor ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për të certifikuar këshillin bashkiak të Urës Vajgurore.

PS-ja iu drejtua Kolegjit duke marrë certifikimin për bashkinë e parë, pasi KQZ nuk mund të të vendoste për këshillat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të certifikonte këshillat bashkiakë, pasi nuk kishte 5 votat e mundshme që duheshin duke qenë se në cdo vendim që është marrë për 30 Qershorin, kryetari i KQZ-së Klement Zguri ka votuar kundër.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Surpriza e madhe e trajnerit Lerda, ja kë do fusë titullar ndaj Sherif Tiraspolit

Publikuar

-

Nga

Partizani pret të enjten në stadiumin “Selman Stërmasi” moldavët e Sherif Tiraspol. Kundërshtari megjithëse superior në buxhet mbetet i një niveli më të ulët se azerët e Karabak.

Trajneri Franko Lerda pritet ta rreshtojë ekipin në një skemë akoma dhe më sulmuese. Një ndër ndryshimet e shumta që italiani pritet të bëjë është hedhja në fushë nga minuta e parë e mesfushorit venezuelian Aristoteles Romero.

Futbollisti i huazuar nga Krotone nuk ka qenë në stol në dy ndeshjet me Karabak, por shansi i 23-vjeçarit për të treguar veten pritet të vijë ndaj ekipit moldav.

Aktivizimi i fundit i Romeros si titullar daton më 4 dhjetor të vitit të kaluar, në takimin e Kupës së Itali, ku Krotone u ndesh me Bolonjën.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Landi kujton mikun e tij të ndjerë / Publikon intervistën e Dr Florit dhe i “preku” të gjithë

Publikuar

-

Këngëtari i njohur i grupit West Side Family, Landi Hysi është bërë shumë nostaligjik, duke përkujtuar mikun e tij të ndjerë, Dr Florin.

Landi ka publikuar një video e cila tregon një nga intervistat e Dr Florit me Ardit Gjebrean. Gjatë kësaj interviste të bërë kohë më parë, Dr flori fliste për këngën e tij të preferuar “Mbi gjithçka”.

“Asnjë këngë nuk më emocionon kaq sa kjo. Edhe të tjerat më pëlqejnë, por kjo është ndryshe. Aty është bërë një magji e vërtetë”,-shprehet Dr. Flori duke pasur parasysh performancën në ‘Kënga Magjike’.

Për ata që e kanë ndjekur dhe dashur shumë kantautorin e njohur, me siguri kjo intervistë ju sjell nostalgji, ndërsa për miqtë e tij të ngushtë, kujtimet me të janë çdo moment aty dhe herë pas here shprehen në forma të tilla.

Kujtojmë se Dr. Flori u nda nga jeta në nëntor të 2014-ës në moshën 35-vjeçare.

LEXO TE PLOTE