LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vëllai i Ministrit Xhafaj në burg/ Zbulohet kush i menaxhon bizneset e tij

31 Korrik 2018, 16:01, Aktualitet CNA
Vëllai i Ministrit Xhafaj në burg/ Zbulohet kush i menaxhon bizneset e

Gazetari Basir Çollaku ka hedhur dritë mbi bizneset  e vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Agron Xhafaj, aktualisht ndodhet në vuajtje të dënimit në Itali, por sipas Çollakut, bizneset e tij janë të sigurta në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çollaku shenjëstron edhe Prokurorinë e cila ende nuk ka nxjerrë një urdhër sekuestrimi për pasurinë e Agron Xhafajt.

?Prokuroria ka nisur hetimin pasuror si subjekt i Ligjit Antimafia për Fatmir Xhafajn dhe Sajmir Tahirin.

Ende s?ka rezultat sekuestroje. Pyetja ende jetime është. Po bizneset e Geron Xhafes kush i menaxhon që vijojnë pa asnjë siklet?!

Ka ortakë të tij kujdestare të perbashkët?! Ka pasur grupe lojërash fati të cilët mburreshin me miqësitë me Gonin, sepse u kishte dhënë leje të punonin.Ata mbase i kthejnë nderin, punojnë për të se vëllai ministër nuk ua nxjerr emrat. Forca e Ligjit është bërë forcë kumari. Ata duhen hetuar imtësisht?,shkruan Çollaku.

Pjesë nga postimi i tij:

Agron Geron Xhafa është qershi e re e tortës së vjetër. I dënuar për trafik ndërkombëtar heroine plot dashuri e euro, punonte në çdo sektor paraje pa e ngarë kush.

Prej vitesh biznesi i kazinove dhe punëve të tjera ecte fjollë, ndonëse u sherrosën gjatë operacionit tahirian “Fundi i marrëzisë” me Habilajt.

Prokuroria ka nisur hetimin pasuror si subjekt i Ligjit Antimafia për Fatmir Xhafajn dhe Sajmir Tahirin.

Ende s?ka rezultat sekuestroje. Pyetja ende jetime është. Po bizneset e Geron Xhafes kush i menaxhon që vijojnë pa asnjë siklet?!

Ka ortakë të tij kujdestare të perbashket?! Ka pasur grupe lojërash fati të cilët mburreshin me miqësite me Gonin, sepse u kishte dhënë leje të punonin.

Ata mbase i kthejnë nderin, punojnë për të se vëllai ministër nuk ua nxjerr emrat. Forca e Ligjit është bërë forcë kumari. Ata duhen hetuar imtësisht. /CNA.al

Lajmet e fundit nga