Connect with Us

Skandal në Hipotekën e Tiranës/ Kallëzohen në prokurori ish-regjistruesi dhe 5 punonjës  

Aktualitet

Skandal në Hipotekën e Tiranës/ Kallëzohen në prokurori ish-regjistruesi dhe 5 punonjës  

Publikuar

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-regjistruesin, tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë të zyrës vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

Sipas KLSH-së, personat në fjalë akuzohen se kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacionin e duhur ligjor, me dokumente të parregullta AMTP për sipërfaqen prej 290873 m2, ndryshime zëri kadastral nga rrugë, përrenj në truall për sipërfaqe 7090 m2,, regjistrim pasuri shtetërore(të privatizuar) pa arkëtuar qira trualli me dëm ekonomik vlerë 11,580 mijë lekë, pa dokumentacionin ligjor, mos kufizime prona të paligjshme me vendim gjykate e KVTPP Tiranë për sipërfaqe 24100 m2, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e  vlerës 70, 4 milion lekë, të ardhura këto të munguara për buxhetin nga mos pagesa e taksës së regjistrimit për ambientet e përbashkëta.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 1315/1,  datë 20.12.2017,  ka audituar Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit  me Vendimin nr.63, datë 30.06.2018 për periudhën Korrik 2015  deri më Dhjetor 2017.

Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për L.B ish regjistrues, B.C,B.H dhe R.M ish përgjegjës sektori dhe B.S e S.SH me detyrë specialist, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:

4 raste, kanë regjistruar pasuri të paluajtshme dhe kanë kryer transaksione,  duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi për një trung familjar janë lëshuar 2 e më shumë AMTP,  duke shkelur kriterin e ndarjes së tokës sipas normës për frymë të çdo fshati, për rrjedhojë nga regjistrimi i tyre kanë përfituar më tepër tokë sipërfaqe në total 50150m2 se sipërfaqja takuese sipas normës për frymë, bazuar në përbërjen familjare me 01.08.1991.

56 raste me sipërfaqe 66514 m2 me efekte financiare në vlerë 76,297 mijë lekë , në bazë të lejes së legalizimit ka regjistruar pasuritë pallate, duke mos zbatuar kërkesat ligjore lidhur me regjistrimin e sipërfaqeve të përbashkëta, pasi në mungesë të akteve nënligjore, nuk është përcaktuar procedura që duhet të ndiqet nga specialistët e ZVRPP-së, për të bërë të mundur zbatimin e këtij detyrimi ligjor, për rrjedhojë nuk janë regjistruar sipërfaqet e përbashkëta, për pallatin në tërësi dhe për çdo aksesor të tij (apartament, shesh pushimi, shkallë, ashensor, kabinë, depozita uji, sistem ngrohje, etj.)

 7 raste janë regjistruar pasuri për 2100 m2 truall dhe 859 m2 ndërtim, në ZK 2884. Për këto regjistrime nuk janë verifikuar elementët e formës dhe të përmbajtjes së aktit administrativ  “Lista e ish-pronarëve të trojeve dhe shtëpive” dhe dokumentacioni është i parregullt e fotokopje.

11 raste, nuk kanë marrë asnjë masë për regjistrimin e vendimeve të gjykatave që kanë vendosur shfuqizimin e AMTP-ve dhe kthimin në pronësi “shtet”, duke mos regjistruar në pronësi shtet sipërfaqen totale 69463 m2, por që nuk figurojnë të regjistruar në regjistrat e ZVRPP dhe nuk evidentohet gjendja juridike e pasurive.

Kanë kryer transaksione për pasuritë regjistruar në (KPP) duke kryer transaksione fiktive për përfitim te një sipërfaqe prej 10 000 m2. Këto shërbime i janë ofruar subjektit në kushtet kur përfituesi i AMTP-së nuk rezulton të ketë qenë subjekt i trajtimit me tokë bujqësore,  duke përfituar padrejtësisht një sipërfaqe prej 10000 m2.

Nuk ka verifikuar elementet e formës dhe të përmbajtjes së  Vendimeve të Gjykatës dhe nuk është vepruar për regjistrimin e pasurive shtet, pa vendosur kufizimet përkatëse për AMTP pa nr. dhe datë,  në 2 raste për sipërfaqen 24100 m2.

Administrimin e praktikave dhe kërkesave në proces të pa përfunduara të cilat prej 4 vitesh deri në 30.06.2017, arrijnë në rreth mbi 19235 praktika me të ardhura të përfituara pa dhënë shërbimin e faturuar, mos administrimin në arkiv të dokumentacionit, mbajtjen e praktikave të aplikimeve nga specialistët për afate të gjata.

12 raste, ka regjistruar pasuri të paluajtshme për një trung familjar janë lëshuar 2 e më shumë AMTP,  mbi normën për frymë të çdo fshati, për rrjedhojë  nga regjistrimi i tyre kanë përfituar më tepër në total tokë me sipërfaqe 73 070 m2, se sipërfaqja takuese e ndarë sipas normës për frymë.

LEXO EDHE:  Ish-këshilltari i Berishës, emërohet këshilltar i Metës

20 raste me sipërfaqe totale 13734m2, kanë regjistruar pasuri në favor të poseduesve të AMTP-ve, ndërkohë që në KPP dhe regjistrat përkatës figuron e llojit: “hekurudhë”, “rrugë” dhe “përrua”, pasi pasuritë e regjistruara nuk janë të llojit “tokë bujqësore” apo truall.

Në 11 raste kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme sipas AMTP-ve, të cilat rezultojnë të korrigjuara, duke shtuar parcela për sipërfaqen takuese, duke përfituar më tepër 217803m2, në favor të poseduesve të AMTP-ve.

4 raste me sipërfaqe 234 m2  janë regjistruar pasuritë  e paluajtshme, bazuar në vendimet e KKKP-së, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi janë regjistruar prona të llojit “rrugë”, “lulishtedhe që bien në bregun e lumit Lana” , pasuri të cilat shërbejnë për interesa publike.

Në  4 raste, ka regjistruar pasuri apartamente dhe truall, me sipërfaqe trualli 357 m2 truall, në kundërshtim me dispozitat e ligjit të Privatizimit të banesave nr.7652, datë 23.12.1992, me përfitim trualli në mënyrë të paligjshme me një dëm ekonomik në vlerën 1,742 mijë lekë.

7 rast, ka regjistruar pasurinë  bazuar lejes së legalizimit  truall sipërfaqe 2800 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 1477 m2, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi procesi i legalizimit nuk ka trajtuar vetëm shtesat e ndërtuara jashtë lejes së ndërtimit, por ka përfshirë të gjithë objektin, rezulton se regjistrimi i tyre është bërë në mungesë të dokumentit që shërben si Titull pronësie, pasi AMTP-ja e përcaktuar si Titull pronësie, nuk mund të shërbejë si e tillë.

Në një rast ka kaluar pasuri shtet jo sipas vendimit të gjykatës për sipërfaqen prej 8362 m2, me një diferencë prej -5462 m2 lënë në favor të subjektit përfitues.

Janë regjistruar pasuri në 14 raste pasuri me leje legalizimi  me mangësi e shkelje në drejtim të nënshkrimit të dokumentacionit HTR nga hartografi dhe regjistruesi, si dhe verifikimit të dokumentacionit në lidhje me distancat nga rrugët, përrrenj dhe lumenj, duke e përcjellë përgjegjësinë ALUIZNI-t.

Kanë regjistruar pasurinë, ne 10 raste truall me sipërfaqe 260 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 198 m2 dhe ka lëshuar çertifikatë pronësie për subjektin dhe kalimi në sistem fillestar regjistrimi i pasurisë, është kryer në mungesë të dokumentacionit tekniko ligjor dhe shkelje të dispozitave ligjore, pasi: dokumentacioni ligjor urbanistik nuk është origjinal.

Në 14 raste për njësitë e individualizuara në pronësi të subjektit “M….” shpk, përveç urdhrit të kufizimit të aplikuar ka pajisur edhe me çertifikatë pronësie subjektin, ndërkohë që ky urdhër ndalon veprimet në kartelën e pasurive të paluajtshme.

4 raste  me sipërfaqe 1742 m2 kanë regjistruar pasuri për njësi të privatizuar në mungesë të dokumentacionit të marrëdhënieve me truallin me dëm ekonomik në vlerë 1,742 mijë lekë.

4 raste  me sipërfaqe 6553 m2 janë regjistruar pasuri me leje legalizimi, pa u përcaktuar marrëdhëniet me truallin, si dhe nuk janë kryer veprimet në KPP për vendosjen e hipotekës ligjore.

14 raste kanë regjistruar leje ndërtimi në mungesë të dokumentacionit tekniko ligjor të fitimit të pronësisë, për sipërfaqe 24194 m2 .

1 rast janë kryer transaksione me prona të privatizuara, pa u llogaritur e arkëtuar qiraja e truallit, pasi përfituesit nuk kanë pasur marrëdhënie pronësore, por përdorim me qira trualli me dëm ekonomik në vlerën 11, 580 mijë lekë.

KLSH i ka kërkuar Kryeregjistruesit në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, të vlerësojë shkallën e përgjegjësisë dhe marrjen e masave disiplinore për 22 punonjës: K.B, A.C, K.Ç, F.K, B.C, K.T, V.SH, B.B, G.D, D.V, E.J, S.SH, H.S, G.D, G.B,TH.L, E.SH, G.B, B.H, B.B, S.G dhe R.M specialistë.

 

Për L.B ish regjistrues, B.C,B.H dhe R.M ish përgjegjës sektori dhe B.S e S.SH me detyrë specialist, të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH  ka përcjellë me shkresë nr.1315/16 prot., datë 30.07.2018 indicie për kallëzim penal Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

Shënim : Bashkëngjitur gjeni në faqen e ËEB-it të KLSH-së vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr.63, datë 30/06/2018, lidhur me këtë auditim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  KLSH nxjerr zbuluar ministrinë e Çuçit/ S’ka inspektime apo kontrolle për peshkimin, rrezikohet mbyllja e eksportit

LEXO EDHE:  Dëm shtetit prej 38.2 mln lekë/ KLSH padit 6 zyrtarë të Bashkisë së Roskovecit

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Dëm shtetit prej 38.2 mln lekë/ KLSH padit 6 zyrtarë të Bashkisë së Roskovecit

LEXO EDHE:  KLSH nxjerr zbuluar ministrinë e Çuçit/ S’ka inspektime apo kontrolle për peshkimin, rrezikohet mbyllja e eksportit

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: