LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese/ Rama justifikon “shkrirjen” e tyre

31 Korrik 2018, 19:26, Aktualitet CNA
Shqipëria pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese/ Rama

Procesi i vettingut është komentuar dhe justifikuar njëkohësisht në emisionin ?Përballë?  të gazetarit Lutfi Dervishi nga kryeministri Rama.

Rama është shprehur se procesi i vettingut është pastrim i gjyqësorit dhe jo spastrim sikurse pretendon opozita, ndërsa ka shtuar se ata që e kalojnë atë janë zgjedhur për të garantuar shtetin e së drejtës.

?Kemi të bëjmë me pastrim dhe jo spastrim. Siç kalojnë procesin e vettingut, të gjithë të konfirmuarit në detyrë duhet të garantojnë shtetin e së drejtës?,- ka thënë Rama.

Më tej ai ka komentuar dhe shprehjen e përdorur sëfundmi  ?më mirë djepi bosh se shejtani brenda?.

?E them sepse ka një kujë që kemi mbetur pa Gjykatë Kushtetuese. Jemi duke zhvilluar një operacion dhe jemi në aksion. Nuk mund të kishte pastrim dhe ndërtim njëkohësisht?,- u shpreh ai. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga