LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkohet milioneri/ Dritan Rreshka jashtë dyerve të prokurorisë

31 Korrik 2018, 13:06, Aktualitet CNA
Shkarkohet milioneri/ Dritan Rreshka jashtë dyerve të prokurorisë

Kreu i komanduar i Prokurorisë së Tiranës Dritan Rreshka, është shkarkuar nga detyra e prokurorit,  nga komisionerët e vettingut.

Rreshka nga vitit 2003 ? 2009 ka ushtruar funksionin e Prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në qershor të vitit 2009 është emëruar Drejtues i Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, detyrë të cilën e ka kryer deri në muajin shkurt 2010.

Në muajin Mars 2010 është emëruar Drejtues i Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, funksion të cilin e ka ushtruar deri në janar të vitit 2013.

Më 29 dhjetor 2017, Kryeprokurorja Arta Marku, emëroi Dritan Rreshkën, në krye të Prokurorisë së Tiranës me mandat të përkohshëm./CNA.al

Një milioner në krye të Prokurorisë së Tiranës/ Në ?sitë? pasuria e Dritan Rreshkës

Lajmet e fundit nga