LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta nuk ndalet/ Pas Teatrit kthen në Kuvend një tjetër ligj

31 Korrik 2018, 17:57, Aktualitet CNA
Meta nuk ndalet/ Pas Teatrit kthen në Kuvend një tjetër ligj

Pas kthimit për rishqyrtim në Kuvend të ligjit që i hapte rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, presidenti Ilir Meta ka vendosur mosdekretimin e një tjetër ligji.

Meta nuk ka dekretuar ligjin për uljen e tatimit për lojërat e fatit duke atë kthyer për rishqyrtim në Kuvend.

Në njoftimin e publikuar për mediat Meta sqaron arsyet e marrjes së këtij vendimi.

Njoftimi i plotë i Presidentit: 

Në respekt të ushtrimit të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 10850, datë 30.07.2018, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr.39/2018, ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, ?Për tatimin mbi të ardhurat? i ndryshuar, me qëllim rishikimin e nenit 6 të këtij ligji, bazuar në  argumentat e mëposhtme :

Institucioni i Presidentit të Republikës, ka vlerësuar se aplikimi i barrës së lehtësuar fiskale ndaj operatorëve në fushën e lojrave të fatit, nuk është vlerësuar në mënyrë të thelluar nga qeveria dhe Kuvendi, përkundrejt dramave sociale dhe konflikteve në familje që janë shkaktuar në vijimësi nga pjesëmarrja në lojrat e fatit.

Argumentat e shtjelluara mbi kthimin për rishqyrtim të nenit 6, të ligjit nr. 39/2018 ?Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, ?Për tatimin mbi të ardhurat? i ndryshuar, mund t?i gjeni në faqen zyrtare të institucionit të Presidentit të Republikës ? http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-rishqyrtim-ne-kuvend-te-ligjit-nr-39-2018-arsyet-e-kthimit-te-ligjit/

Gjithashtu, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrave të Tij, në mbështetje të nenit 84 pika 1 e Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjeve të tjera të miratuara nga Kuvendi, dhe konkretisht :

?         Dekret nr. 10842 datë 26.07.2018 për shpalljen e ligjit nr. 38/2018 ?Për ratifikimin e korrigjimit të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huan e politikës së zhvillimit të sektorit financiar?.

?         Dekret nr. 10843, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 40/2018 ?Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, ?Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar?.

?         Dekret me nr. 10844, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 41/2018 ?Për një shtesë në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, ?Për sistemin e taksave vendore?, të ndryshuar?.

?         Dekret nr. 10845, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 42/2018 ?Për ratifikimin e memorandumit të qëllimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për instalimin dhe përdorimin e Sistemit për Krahasimin dhe Vlerësimin e Sigurt të Identifikimit Personal (PISCES)?.

?         Dekret me nr. 10846, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 43/2018 ?Për ratifikimin e protokollit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar?.

?         Dekret me nr. 10847, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. nr. 44/2018 ?Për ratifikimin e marrëveshjes me vendin pritës ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Ballkanit Perëndimor?.

?         Dekret me nr. 10848, datë 26.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. nr. 45/2018 ?Për ratifikimin e marrëveshjes së ndryshimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me marrëveshjen me qeverinë e vendit pritës?. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga