LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ftoi opozitën për bashkëpunim/ Basha i përgjigjet Ramës

31 Korrik 2018, 21:32, Aktualitet CNA
Ftoi opozitën për bashkëpunim/ Basha i përgjigjet Ramës

Pas ftesës që kryeministri Rama i bëri liderit të opozitës për bashkëpunim në shtator i ftuar në emisionin ?Përballë? të gazetarit Lufti Dervishi në RTSH, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Lulzim Bashës.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se kurrë nuk do të ketë një bashkëpunim me Edi Ramën, ndërsa ka theksuar se detyrë e tij dhe opozitës është largimi i Kryeministrit nga pushteti.

?Kurrë! Koalicion me Edi Ramën nuk do të ketë kurrë! Detyra ime, e PD është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe nxjerrja e tij bashkë me Tahirin, Gjiknurin, Dakon, Sejdinin dhe të gjithë politikanët e lidhur me krimin para drejtësisë!?,- shkruan Basha.

Rama u shpreh se mazhoranca mbetet e gatshme për bashkëpunim me opozitën në çdo moment. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga