LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“DASH gënjeu për raportin”/ Ish-ministri i Ramës zbulon të vërtetën

31 Korrik 2018, 17:22, Aktualitet CNA
“DASH gënjeu për raportin”/ Ish-ministri i Ramës

Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani, ka komentuar raportin e DASH për Shqipërinë, në lidhje me klimën e biznesit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani u shpreh, se DASH gënjeu, pasi investitorët nuk janë kërcënuar por janë shaluar në dru.

Këtu ai përmend rastin e investitorit libanez, i cili u dhunua në Tiranë.

Për këtë rast tha Manjani, të gjitha autoritetet përgjegjëse, nuk mbajtën qëndrimin e duhur duke e përzënë atë.

Postimi i plotë

Po ç?është ky raport i DASH, që thotë se ?…. në Shqipëri investitorët e huaj tremben dhe kërcënohen?!?

Nuk është fare e vërtetë!

Ata nuk kërcënohen, por thjesht shalohen në dru!

Nuk i lanë brinjë pa i thyer investitorit Libanez, që ka ndërtuar mrekullisht Port of Montenegron.

Donte të ndërtonte edhe këtu, por e rrahën! E copëtuan fare!

Gjykata dhe Prokuroria e Durrësit as e vunë ujin në zjarr. Për fat të keq as KLD apo Prokuroria e Përgjithshme (në atê kohë e në kët kohë) nuk morën dot asnjë masë!

Gjyqet civile që lidheshin me bisnesin e këtij investitori, jo vetëm që se mbronin, por e përzinin!

Gjykatësja që mori vendimin e çuditshëm, ishte dhe eksperte e reformës në drejtësi. (E reformës që DASH na e mbështeti)
Nuk është çudi ta kalojë edhe vettingun…

Le pastaj reagimi i Kryeministrisë!
I ndyrë sa më ska! Mbrojtën të gjithë shpurën e personave përgjegjës, ndërkohë që bisnesmenit të rrahur i çonin lule…

Ndaj them që raporti i DASH nuk thotë të vërtetën ULËRITËSE! /CNA.al

Lajmet e fundit nga