LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë është spirulina, superushqimi i ri që po çmend mbarë botën

31 Korrik 2018, 13:53, Kuriozitete CNA
Çfarë është spirulina, superushqimi i ri që po

Nëse i kushtoni vëmendje botës së mirëqenies, mund të keni vënë re se spirulina është bërë lëndë e parë për ata që ushqehen shëndetshëm kohët e fundit.

Pavarësisht se përbërësi i ndritshëm blu mund të duket i çuditshëm, spirulina vjen me një mal përfitimesh shëndetësore.

Ekspertët shpjegojnë se pse ky përbërës  është aq i mirë dhe si ta shtoni atë tek ushqimet e përgatitura dhe ushqimet që ju gatuani në shtëpi.

Çfarë është spirulina?

 

Spirulina është një mikroalgë blu e gjelbër që zakonisht rritet në liqene me ujëra të ëmbë, burime natyrore dhe ujë deti në klimat subtropikale dhe tropikale. Ashtu si shumica e ushqimeve të detit as spirulina nuk është e re për njerëzimin.

Kërkimet thonë  se përbërësi është konsumuar në vende si Afrika qendrore për shekuj me radhë.

Sipas ekspertëve këto mikroalga zakonisht thahen dhe pulverizohen.

 

Pas kësaj, mund të kombinohen me përbërës të tjerë ose të mbahen më vete dhe të bëhen një pluhur që pastaj shtohet në pije ose të piqet në ushqime të ngurta.

Një tjetër mundësi që spirulina të konsumohet është në formën e kapsulës.

 

Përfitimet shëndetësore nga Spirulina

 

Bëhuni gati për një listë të gjatë.

1.Spirulina përmban acide yndyrore të dobishme si DHA dhe GLA, si dhe nivele të larta antioksidantësh që mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga toksinat.

2.Alga blu-jeshile është gjithashtu e mbushur melëdë ushqyese, përfshirë kalcium, niacin, kalium, magnez, vitamina B dhe hekur. Kalciumi, kaliumi dhe magnezi janë të gjitha të rëndësishme për shëndetin e muskujve, kockave dhe zemrës, ndërsa vitaminat B janë përgjegjëse për energjinë tonë.

 

Magnezi gjithashtu ndihmon në uljen e niveleve të stresit. Ne e quajmë mineralin e ?qetësimit? në doza më të larta.

3.Spirulina përmban proteina bimore sidomos për veganët dhe vegjetarianët. Vetëm me një lugë gjelle pluhur spirulina mund të ofrojë gjashtë gram proteina, të njëjtën sasi sa një vezë.

4.Ndërsa studimet klinike që studiojnë rezultatet e shëndetit të lidhura me marrjen e spirulinës janë të kufizuara, studimet tek kafshët duket se sugjerojnë se mikroalgat janë të denja për statusin e tyre si superushqim në sajë të cilësive të tyre hipolipidike, që është mënyra se si ndihmon në uljen e kolesterolit. Spirulina mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit të keq ?LDL? dhe ngritjen e ?të mirit?, HDL, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Lajmet e fundit nga