LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biseda me Trump në Bruksel/ Rama: Presim një lajm të mirë 

31 Korrik 2018, 19:09, Aktualitet CNA
Biseda me Trump në Bruksel/ Rama: Presim një lajm të

I ftuar në emisionin ?Përballë? të gazetarit Lutfi Dervishi, në RTSH1, kryeministri Edi Rama nuk ka preferuar të tregojë bisedën e zhvilluar me Presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të shkurtër që pati në Bruksel.

Por Rama u shpreh se pret një lajm të mirë sa i përket marrëdhënieve me SHBA.

?Shqipëria është në pozicion pozitiv edhe në raport me këndvështrimin e administratës amerikane dhe patjetër? Unë shpresoj që së shpejti të kemi një lajm shumë të mirë për marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara në pikëpamje të mbrojtjes. Nuk mund të them më shumë?, – u shpreh Rama.

Rama tha se Shqipëria do t’i përmbahet angazhimit në NATO sa I përket rritjes së buxhetit për mbrojtjen në masën 2% të PBB-së.

Lajmet e fundit nga