LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U nda nga jeta / Kryeministri mesazh ngushëllimi për Hajdaragën

30 Korrik 2018, 14:14, Aktualitet CNA
U nda nga jeta / Kryeministri mesazh ngushëllimi për Hajdaragën

Kryeministri Edi Rama, ka shprehur ngushëllimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama është shprehur i trishtuar për këtë humbje, ndërsa e ka vlerësuar atë si një burrë të paqtë dhe të arsyeshëm.

Luan Hajdaraga ndërroi jetë në moshën 69 vjeç, ndërsa para pak muajsh ai ishte goditur nga një ishemi cerebrale.

Postimi i plotë

I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim Luan Hajdaraga; burrë i paqtë e i arsyeshëm që diti gjithnjë të mos prishë qejf me asnjë. U prehtë në paqe /CNA.al

Lajmet e fundit nga