LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transferimet e lojtarëve/ Ja kush është “mbreti” i Merkatos

30 Korrik 2018, 18:44, Aktualitet CNA
Transferimet e lojtarëve/ Ja kush është “mbreti” i

Skuadrat e mëdha kanë filluar të përforcojnë organikën e tyre, për të qenë sa më kompetitivë sezonin e ardhshëm. Siç raporton CGTN, deri më ekipi që ka shpenzuar më shumë para është Juventus me 259.2 milion dollarë.

Zonjës së vjetër i janë bashkuar deri më tani 6 lojtarë të rinj, përfshi këtu edhe yllin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili u ble për shifrën e 140 milion dollarëve.

Ndërkohë afrimet e tjera cilësorë të kampionëve të Italisë, janë edhe Emre Can nga Liverpool, Joao Cancelo, të cilin ja rrëmbyen rivalëve të Interit, si dhe emra si Mattia Perin dhe Andrea Favilli.

Në vendin e dytë qëndron Liverpool me 212.7 milion dollarë të shpenzuara deri më tani në merkato. Të kuqtë afruan në ekip portierin e Romës, Allison  për shumën e 72.9 milion dollarëve, duke u bërë kështu portieri më i shtrenjtë në histori.

Ndërsa afrimet e tjera janë Naby Keita dhe Fabinho, për shumën e 70 milion dhe 52.2 milion respektivisht. Kujtojmë se Liverpool ka afruar edhe zviceranin me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Ekipi i tretë me më shumë para të shpenzuar në merkato është PSG me 157.6 milion dollarë. Kjo shumë u përdor e gjitha për talentin Kylian Mbappe, i cili kishte ardhur në Paris me formulën e huazimit me detyrim blerjeje.

Ndërkohë në vendin e katërt renditet Roma me 128.3 milion, pasi me shitjen e portierit Allison tek Liverpool, kryeqytetasit kanë arritur të sigurojnë shërbimet e Pastore dhe Justin Kulivert.

Barcelona dhe Real Madrid, renditen respektivisht në vendin e 5-të dhe të 9-të. Barcelona deri më tani ka afruar tre lojtarë, Arthur Melo për 36.2 milion dollarë, Clement Lenglet për 41.9 milion dollarë dhe Malcom për 47.8 milion dollarë.

Ndërsa kampionët në fuqi të Europës, Reali i Madridit kanë shpenzuar 104.2 milion dollarë, por nuk kanë bërë ende asnjë goditje të bujshme.

Përsa  i përket Bundesligës, asnjë ekip nuk është future në 20-she. Borussia Dortmund renditet e 21-ta me 61.9 milion dollarë, ndërsa kampionët në fuqi të Gjermanisë, renditen të 97-ët me 11.6 milion dollarë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga