LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të vrasë me thikë tri persona/ Arrestohet 35-vjeçari

30 Korrik 2018, 09:39, Aktualitet CNA
Tentoi të vrasë me thikë tri persona/ Arrestohet

Policia e Lushnjes ka vënë në pranga një shtetas nën akuzën “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë.

Sikurse bëjnë të ditur burimet policore në pranga ka rënë shtetasi Elion Shehu, 35 vjeç, banues në Lushnje.

Shehu ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.04.2018 në lagjen “Karbunarë e Madhe” për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë shtetasit: L.Ç, 20 vjeç; A.Ç, 24 vjeç; D.S, 15 vjeç; të tre banues në Lushnje.

Njoftimi i plotë:

Policia ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

Shtetasi Elion Shehu ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.04.2018 në lagjen “Karbunarë e Madhe” për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasit: L.Ç, 20 vjeç; A.Ç, 24 vjeç; D.S, 15 vjeç; të tre banues në Lushnje.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Për të Miturit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprën penale ?Vrasje me dashje?, e mbetur në tentativë parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal. /CNA.al

Lajmet e fundit nga