LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk dua të të përcjell nesër”/ Mesazhi prekës i Braçes për humbjen e Hajdaragës

30 Korrik 2018, 21:10, Aktualitet CNA
“Nuk dua të të përcjell nesër”/ Mesazhi

Pas ndarjes nga jeta t ëish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga ditën e sotme, të shumta kanë qenë reagimet nga eksponentë të ndryshëm të politikës.

Ndër ta ka qenë dhe deputeti Erjon Braçe.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan ndër të tjera ?Nuk dua të të përjcell nesër Luan, ishte bukur me ty si shok, si mik e si vëlla i madh,? e nis Braçe postimin e tij.

Postimi i plotë:

Ka qene nje kohe kur Partia Socialiste nuk ishte kjo e sotmja;

Kohe e veshtire, beteje deri ne lufte per cdo inç ne territor, sup me sup me shokun, mikun, vellain;

Burra usheheqes qe i dilnin per zot gjithkujt, pavaresisht moshes, njohjes, peshes-ne rastin tone.

LUAN HAJDARAGA dhe une jemi njohur ne Partine Socialiste!

Jo ne salla mbledhjesh apo Kuvend-si ketu, asfare.

Ne kabinen e nje Land Rover-i te bardhe, tek shinat e trenit ne te dale te Lushnjes, ne nje postbllok armiqsor te policise politike, gjate turit per Referendumin e Kushtetutes ne vitin 1994!

Ndjeu kurthin, parashikoi sulmin, zbriti nga timoni shoferin e tij dhe, nen nje shi guresh vrases levizi makinen per te na shpetuar jeten!

Nuk mbaroi aty;

Ne ato 15 kilometra ne drejtim te Rrogozhines, pas, ngjitur apo duke goditur fort makinen ku ishim e me te cilen po udhetonim, kishim policine sekrete te kohes, ne sulm per te na bere te paguanim ate te ciles i shpetuam ne postbllokun e Lushnjes, deri ne fund, tek dy rruget ne hyrje te Rrogozhines;

Ajo djathtas e poshte, ne nje kthine pusi ngritur per ne ne erresire,

Ajo drejt e lart, ne ure, teresisht ne vijen e kundert te kalimit, ngushte aq sa Land Rover-i yne u perplas, u ça majtas e djathtas, here ne makinen qe erdhi perballe e here ne parmakun e betonte te ures, por per te mbetur gjalle!

Servet Pellumbi, Namik Dokle, Fehmi Abdiu, Vladimir Metani e te tjere shoke u masakruan poshte, Ne mbetem gjalle lart!

Na shpetoi Luan Hajdaraga!

Prej asaj dite nuk u ndame me, Ai, Anastasi, Iliri, Thomai dhe une.

Ishim pese shoke, miq, bashkepunetore;

Cdo ore, cdo dite, kudo, per njeri tjetrin, pa i ikur sfidave, betejave qe here ishin ideologjike, politike, organizative por edhe fizike me pushtetin e kohes;

Vijoi ne Majin e 1996-tes, ai fort ne Tirane e une si ai ne Berat, pastaj ketu ne shesh ne 27-28 Maijin e pergjakshem e ne vijim, tetor, nentor, dhjetor 1996, janar, shkurt e mars 1997, ne rruge, sheshe, per here te pare per mua, bashke ne Kuvend!

Bashke ne ditelindjet e mia, atje tek shtepia e vogel ne Kombinat, ne gazete, kudo ??.. /CNA.al

Lajmet e fundit nga