LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në kërkim prej disa vitesh/ Arrestohet në Shijak “i forti” i Elbasanit

30 Korrik 2018, 09:10, Aktualitet CNA
Në kërkim prej disa vitesh/ Arrestohet në Shijak “i

Policia e Shijakut ka bërë të mundur arrestimin e një personi, i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar prej katër vitesh.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Arben Haxhihyseni 48 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi i sipërpërmendur është shpallur në kërkim në vitin 2014, pasi është dënuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burg, për veprën penale ?Vrasja?.

Më pas, në vitin 2017 (ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim), Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale ?Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie e kryer në bashkëpunim?.

Haxhihyseni është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës.

Materialet në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme i kaluan Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për ekzekutimin e vendimeve penale.

Lajmet e fundit nga