LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaos dhe radhë para ambasadës gjermane/ Rama dhe Basha “përzënë” shqiptarët

30 Korrik 2018, 13:21, Aktualitet CNA
Kaos dhe radhë para ambasadës gjermane/ Rama dhe Basha

Shqiptarët që marrin arratinë nga vendi nuk kanë të ndalur. Ndërkohë që çdo vit rritet numri i aplikantëve për llotarinë Amerikane, tashmë shqiptarët kanë gjetur edhe një rrugë tjetër arratisjes. Punësimin në Gjermani.

Ashtu sikurse shikohet edhe nga fotoja e siguruar nga CNA.al, me dhjetëra shqiptarë presin çdo ditë para ambasadës gjermane, në pritje të një vize pune.

Fakti se shqiptarët po marrin arratinë, tregon një të vërtetë të dhimbshme, pasi kjo do të thotë se jo vetëm që po qeverisen keq, por nuk kanë shpresë dhe besim as te opozita.

Në situatën kur vendi është i keqqeverisur, ekonomia është në krizë, korrupsioni ka mbirë në çdo vend, shqiptarët shohin të vetmen rrugë arratisjen një orë e më parë nga vendi, duke e treguar qartë se nuk kanë besim as të Rilindja e e Edi Ramës dhe as te Republika e re e Bashës, për të cilin faktet po tregojnë çdo ditë që vijon pazaret me Ramën në dëm të interesave të shqiptarëve dhe në interes të xhepit të tij.

Lajmet e fundit nga