LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kanosi me armë zjarri të riun/ Në pranga 18-vjeçari

30 Korrik 2018, 09:34, Aktualitet CNA
Kanosi me armë zjarri të riun/ Në pranga 18-vjeçari

Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një shtetas, nën akuzën se ka kanosur me armë një 22-vjeçar.

Nga të dhënat të bëra të ditura nga policia mësohet se në pranga ka rqnq shtetasi Ervis Halimi, 18 vjeç, banues në Klos, Mallakastër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 gëzhoja arme automatike model 56 të cilat ndodheshin në afërsi të banesës së shtetasit Ervis Halimi.

Njoftimi i plotë:

Kanos me armë zjarri një shtetas, ndalohet autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Klos, për motive të dobëta ka kanosur për jetën shtetasin M.Ç, 22 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 gëzhoja arme automatike model 56 të cilat ndodheshin në afërsi të banesës së shtetasit Ervis Halimi.

Materialet  i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga