LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetting për të fundmin e Gjykatës së Lartë/ Ish-juristi i ndërmarrjes që qymyrgurit në “ethe”

29 Korrik 2018, 14:06, Aktualitet CNA

Procesit të Vettingut, fillimisht i janë nënshtruar kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorial dhe atij Gjyqësor si dhe drejtuesit e institucioneve.

Përparësi kanë pasur edhe anëtarët e Gjytkatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.

Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar suprizat,  gjyqtarët dhe prokurorë, për të cilët pritej rrëzimi në Vetting, kanë kaluar dhe e anasjellta.

Derisa ekzistojnë organet apeluese asgjë nuk merr fund, ndërkaq, nesër ditën e hënë, para Komisionit të Vettingut pritet të dalë një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë, Medi Bici.

Dosja e tij do të vlerësohet nga trupi gjykues i përbërë nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari.

 Medi Bici është anëtari i fundit i Gjykatës së Lartë që përballet me procesin e vetingut.

Në këtë kuadër CNA.al, do të risjellë pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Medi Bici.

Referuar deklaratave të pasurisë të publikuara nga Open Spending Albania, por edhe deklaratës të marrë nga CNA.al pranë ILDKPKI ?së, rezulton  se gjyqtari Medi Bici, në total bashkë me anëtarë të tjerë të familjes të ardhura që përkojnë me 143 përqind kundrejt pagës vjetore të një gjyqtari të Gjykatës së Lartë.

Gjyqtari Medi Bici e ka filluar karrierën në drejtësi në vitin 1994-kur ishte 37 vjeç, pasi është diplomuar jurist nga Fakulteti i Drejtësisë. Në vitin 1993, ai ka punuar si jurist në ndërmarrjen e Qymyrgurit në Valias dhe më pas ka filluar punën si ndihmës-gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Në vitet 1994-2004, Bici ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës, ndërsa gjatë viteve 2004-2010 në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Në maj të vitit 2013 ai u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë me dekret të Presidentit të Republikës, detyrë të cilën e mban edhe sot. 

Viti 2012

Paga dhe shpërblime si Anëtar i Gjykatës së Lartë 1 680 672 lekë.

Viti 2013

Paga dhe shpërblime si Anëtar i Gjykatës së Lartë 1 685 436 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, 1 595 860 lekë.

Djali, Ervin Bici, të ardhura nga paga si specialist-jurist pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, 404 725 lekë.

Viti 2015

Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) Lekë.

Pagesë për pjesëmarrje vizitë studimore në Gjykatën e Luksemburgut 192 Euro.

Paga e djalit zotit Ervin Bici si specialist jurist pranë Drejtorisë së Përgjithshme e Thesarit në Ministrinë e Financave 658 162 lekë.

Gjendje në një llogari bankare 262 419 Lekë.

Viti 2016

Shtesa në Llogarinë rrjedhëse në emër të Medi Bicit e ndodhur në  vlerën 1,421,660 lekë.

Burim i kësaj pasurie janë të ardhurat nga paga ime si anëtar i Gjykatës së Lartë për vitin 2016.

-Depozitë në emër të Medi Bicit. Burimi i saj vjen nga depozita tjetër në ish Bankën e Kursimeve, sipas librezës së kursimit të datës 09.04.1991(Gjendja është e datës 10.01.2017) Shuma është 1,065 lekë.

Të ardhura nga paga ime si Anëtar i Gjykatës së Lartë në shumën 1.566.456  lekë.

Të ardhura nga paga e djalit (Ervinit) si specialist jurist, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave në shumën 55,792

Të ardhura nga paga e djalit (Ervinit) si specialist jurist, pranë Bankës së Shqipërisë, në vlerën 957.498 lekë. (periudha Shkurt 2016-Dhjetor 2016)./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga