Connect with Us

Vetting në politikë?/ Deputetët, vila në bregdet, dublex, makina luksoze e dhjetra apartamente

Aktualitet

Vetting në politikë?/ Deputetët, vila në bregdet, dublex, makina luksoze e dhjetra apartamente

Publikuar

-

Vetingu i nisur në drejtësi po jep sinjale se është në rrugën e duhur. Edhe pse u sulmua fort nga politika dhe shumë pak mendonin se të korruptuarit do prekeshin, deri më tani kanë ikur rreth 17 emra të njohur të drejtësisë, ndërsa kjo listë do të shtohet në ditët në vijim, shkruan gazeta “SOT”.

Nëse shihen të gjitha seancat dëgjimore të mbajtura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, disa emra kanë ikur qoftë për shumë pak lekë që nuk justifikojnë, ndërsa të tjerë janë akuzuar se nuk kanë shlyer tatimet, apo kanë ikur sepse është vënë re se kanë paguar drita në banesa të tjera. Por teksa po shkarkohen gjyqtarë e prokurorë për vlera të vogla, pse nuk ndodh e njëjta gjë me politikanët? Pyetja që shtrohet natyrshëm është: A duhet që pas drejtësisë vetingu të shtrihet dhe në radhët e politikës?

“SOT” pak javë më parë publikoi pasuritë e shumicës së deputetëve dhe rezulton se një numër i madh i tyre kanë miliona euro pasuri, shumë herë më tepër se disa gjyqtarë e prokurorë bashkë. Çështja e vetingut në politikë është prekur disa herë dhe vetë deputetët kanë thënë se çdo vit për ta ka veting, pasi ata e deklarojnë pasurinë. Por vetingu në drejtësi ka nxjerrë disa defekte sa i takon punës së ILDKP, institucioni përgjegjës për kontrollin e pasurisë së zyrtarëve. Ka shumë raste kur ILDKP i ka nxjerrë të pastër gjyqtarët dhe KPK ka gjetur shumë shkelje. Vetë kreu i ILDKP Shkëlqim Ganaj deklaroi në Kuvend se kjo ka ndodhur pasi KPK ka akses të pakufizuar, ndërsa ILDKP jo. Pra kjo mjafton që një veting i ngjashëm të shtrihet dhe në politikë.

Deputetët vazhdimisht kanë sulmuar njëri-tjetrin si të korruptuar dhe lidhur me krimin, por kur vjen puna te pasuria, askush nuk ja përmend njëri-tjetrit, pasi duket se ka një konsensus të fshehtë që kjo pikë nuk diskutohet. Normalisht që të ndodhë vetingu në politikë do duhet akoma më shumë punë, pasi ai në drejtësi po ndodh dhe politika po sulmon shumë ashpër.

Pasuritë e deputetëve

LEXO EDHE:  Dëshmia e Bashës në Prokurori/ Analisti: Urojmë të këtë hequr këmbën zvarrë për të tjerët

Nëse shohim ndër vite se si ka ndryshuar pasuria e deputetëve, rezulton se bëhet fjalë për shifra me 9 zero. Ka shumë nga ata që kanë miliarda lekë. Më të pasurit rezultojnë deputetët që janë njëkohësisht dhe biznesmenë. Agron Shehaj dhe Tom Doshi kanë më shumë të ardhura, të cilat janë me miliona euro. Pas tyre vijnë emra si Astrit Veliaj, Adnor Shameti dhe Agron Çela, që po ashtu kanë të ardhura të shumta për shkak dhe të bizneseve të tyre. Adnor Shameti dhe Astrit Veliaj kanë nga 27 shtëpi, ndërsa Tom Doshi 15. Po ashtu Monika Kryemadhi ka përfituar 8 apartamente dhe i ka shitur.

Për emra të tjerë si Erjon Braçe, Bashkim Fino, bie në sy se kanë makina të shtrenjta. Në bazë të deklarimeve të pasurisë, në radhët e PD ka shumë milionerë, ku dhe dominojnë llogaritë e shumta bankare dhe investimet në bono thesari. Ndërsa në PS ka makina luksoze, banesa dhe rrugë nga më të ndryshmet të fitimit të parave. Fate Velaj i PS ka deklaruar për shembull 1.2 milionë euro të ardhura nga librat që ka shitur. Askush nuk e vë në dyshim pasurinë e gjithsecilit, pasi ajo mund të jetë vënë në mënyrë shumë të ndershme.

Madje ka emra si Agron Shehaj që këto para i kanë pasur para se të futeshin në politikë. Por raportet ndërkombëtare flasin për korrupsion në nivele deputetësh dhe ministrash. Duke qenë se BE kërkon pastrim rrënjësor nga korrupsioni, duket se lind nevoja që vetingu të prekë dhe Parlamentin apo qeverinë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Publikuar

-

Nga

SHBA do të kërkojë nga Kina t'u përmbahet "rregullave të lojës"

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t’i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin, por me rregulla të barabarta loje, që synojnë parandalimin e konflikteve, thanë zyrtarë të lartë amerikanë.

Në njoftimin për shtyp, që i paraprin bisedimeve të zonjës Sherman me Këshilltarin e Shtetit kinez dhe Ministrin e Jashtëm Wang Yi, në Tianjin, thuhej se dy ekonomive më të mëdha në botë u duhet të gjejnë mënyra të përgjegjshme për të menaxhuar konkurrencën.

Ajo do të nënvizojë se ne nuk duam që një konkurrencë e ashpër dhe e vazhdueshme të shndërrohet në konflikt“, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane, përpara që atij që do të jetë takimi i parë i rangut të lartë ballë për ballë mes Uashingtonit dhe Pekinit, pas disa muajsh. Kjo është pjesë e përpjekjeve që të dyja palët po bëjnë për të qetësuar marrëdhëniet e acaruara.

LEXO EDHE:  Meta “i arratiset” politikës/ Tur në bregdet me vajzat dhe anëtaren e LSI-së

Kjo është arsyeja pse SHBA-ja dëshiron të sigurojë parametra për të menaxhuar me përgjegjësi marrëdhëniet“, tha zyrtari amerikan. “Ajo (zonja Sherman) do të bëjë të qartë se ndërsa ne e mirëpresim konkurrencën e fortë e të qëndrueshme me Kinën, të gjithë duhet të luajnë me rregulla të barabarta loje“.

LEXO EDHE:  Fotot/ Kazanët e plehrave tani mbajnë emra deputetësh

Zonja Sherman pritet të mbërrijë të dielën në Tianjin, një qytet në juglindje të Pekinit dhe do të qëndrojë deri të hënën.

Ndërkohë javën tjetër Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin do të udhëtojë drejt Singaporit, Vietnamit e Filipineve ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Indinë, shenja të një përpjekjeve të SHBA-së për të intensifikuar angazhimin në këtë rajon ndërsa Kina po sfidon ndikimin e Uashingtonit në Azi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Publikuar

-

Nga

Afganët kërkojnë më shumë mbështetje për forcat e sigurisë

Mes dhunës së vazhdueshme në Afganistan, duke përfshirë dhe raketat që ranë këtë javë pranë pallatit presidencial gjatë lutjeve me rastin e Bajramit, talibanët po bëjnë thirrje që Presidenti Ashraf Ghani të tërhiqet si kusht për të negociuar me pas një zgjidhje politike.

Të premten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Biden mbështet udhëheqësit e popullit afgan, duke përfshirë Ashraf Ghanin. Ajo tha se po zhvillohen negociata të vazhdueshme mes udhëheqësve afganë dhe talebanëve.

Ne besojmë se një zgjidhje politike është rezultati i vetëm për paqen e qëndrueshme në Afganistan, por ne do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje për qeverinë në disa forma: si ndihma humanitare, mbështetje dhe trajnime për forcat e sigurisë dhe gjithashtu do të vazhdojmë t’i inkurajojmë ata të marrin një rol udhëheqës në mbrojtjen e popullatës”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Meta “i arratiset” politikës/ Tur në bregdet me vajzat dhe anëtaren e LSI-së

LEXO EDHE:  Balla në Peqin/ "Ky ishte mandat lufte"

Në fillim të kësaj jave në Pentagon, gjenerali i Ushtrisë Mark Milley bëri një vlerësim të situatës dhe të asaj që mund të ndodh në Afganistan.

“Ekziston një mundësi për të negociuar ende. Ekziston një mundësi që talibanët të marrin kontrollin e plotë, janë disa skenarë në lojë. Ne jemi duke monitoruar nga afër. Përfundimi ende nuk dihet”, tha Gjeneral Mark Milley, Kreu i Shtatëmadhorisë amerikane.

Në një takim virtual me gazetarët amerikanë të premten, disa anëtarë kryesorë të parlamentit afgan kërkuan që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndihmojnë me fonde e të mbështesin forcat e sigurisë.

Ata gjithashtu kërkuan më shumë dronë amerikanë për të sulmuar artilerinë talibane. Ligjvënësit afganë thanë se situata do të përkeqësohet me tej me largimin e forcat amerikane në shtator./voa

LEXO TE PLOTE

Kronika

Si nisi sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Publikuar

-

Nga

Sherri për makinat/ Të plagosurit shokë me njëri-tjetrin, u qëlluan me armë teksa pinin kafe në lokal

Aldo Gjini është autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Dy të plagosurit në Tiranë, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi rezultojnë se janë shokë me njëri-tjetrin u konfiktuan me Gjinin pas një incidenti me makinat.

Në momentin që dy të rinjtë Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi u ulën në lokalin që ndodhet në kompleksin “Grand”, Gjini ka shkuar dhe pas debatit verbal i ka qëlluar me armë.

LEXO EDHE:  Najada Çomo kandidate e PS/ Mjeku Allkja: Urime doktoreshë! Je e përkëdhelura e Zeusit Ramë

LEXO EDHE:  Najada Çomo kandidate e PS/ Mjeku Allkja: Urime doktoreshë! Je e përkëdhelura e Zeusit Ramë

Autori është larguar me një makinë me targë “AA 001 RN”, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE