LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pilulat kundër shtatzënisë/ Për herë të parë në listën e barnave pa recetë nga mjeku

29 Korrik 2018, 18:40, Aktualitet CNA
Pilulat kundër shtatzënisë/ Për herë të parë

Qeveria, para pak ditësh ka miratuar listën e barnave OTC, të cilat janë barna që jepen nëpër farmaci pa recetën e mjekut.

Kjo listë këtë vit përmban 813 barna të këtij lloji. Por për herë të parë në listën e barnave që jepen pa recetën e mjekut është edhe pilula e urgjencës që merret nga femrat për të parandaluar një shtatzëni të padëshiruar, shkruan Top Channel.

Bëhet fjalë për pilulën postinor , ?norlevo? dhe ?ella one?. Sipas mjekëve gjinekologë, kjo pilulë, e cila duhet të pihet brenda 72 orëve pas marrëdhënieve seksuale, nuk mund të jepet pa recetën e mjekut, pasi përdorimi i saj pa kriter jep efekte anësore tek femra.

Ata thonë se pilula e urgjencës duhet të merret maksimumi tre herë brenda një viti. Këto pilula kanë në përbërjen e tyre hormone të cilat nëse përdoren disa herë pa rekomandimin e mjekut dëmtojnë shëndetin riprodhues të femrat si dhe japin efekte të tjera anësore në organizëm.

Sipas mjekëve gjinekologë, këto pilula janë shumë të mira nëse përdoren sipas rekomandimit të specialistit, pasi ndikojnë në uljen e numrit të aborteve.

Po kush do ta kontrollojë tanimë përdorimin e tyre nga vajzat nëse nuk u nevojitet as receta e mjekut. Farmacitë do ta lëshojnë atë pa asnjë pengesë, sa herë ta kërkojnë vajzat shumë prej të cilave për të shmangur shtatzënitë e padëshiruar nuk lexojnë as informacionin që shoqëron këto pilula.

Lajmet e fundit nga