LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja për detin/ “Rama dhe Bushati, firmosën zgjerimin e Greqisë”

29 Korrik 2018, 09:19, Aktualitet CNA
Marrëveshja për detin/ “Rama dhe Bushati, firmosën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rikthyer vëmendjen tek marrëveshja për detin mes kryeministri Rama dhe homologut të tij grek Aleksis Tsipras.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka komentuar një përgjigje të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhënë për ?Zërin e Amerikës?, sa i pëqrket çështjes së detit, duke thënë se Rama duke bërë budallain kanë pranuar publikisht tradhëtinë e tyre.

?Zoti ministër, homologu i juaj grek ka thënë se shumë shpejt Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale. Çfarë ka dashur të thotë ai me këtë deklaratë?

Unë nuk e di se çfarë ka dashur të thotë ministri i jashtëm grek,por di që i gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare, nga konventa mbi të drejtën e detit, nga parimet e të drejtës kushtetuese dhe legjislacionet respektive?.

Më tej Berisha shkruan se me këtë deklaratë Bushati dhe Rama kanë firmosur zmadhimin e shtetit helen dhe automatikisht i kalojnë Greqisë mbi 1250 km katror det dhe triliona fuçi nafte dhe metër kub gaz pasuri përrallore kombëtare.

?Me kete pergjigje Jorgo Zografi i dyte dhe Ditzi Tradhtar Bushati pohojne perfundimisht se ata kane firmosur zmadhimin e atdheut helen siç deklaron ultranacionalisti dhe ministri i mbrojtjes Kamenos dhe zgjerimin e rendesishem te Zones Ekskluzive Ekonomike te Greqise siç pohon Kryeministri Cipras, duke i rrembyer Shqiperise mbi 1250 km katror det dhe triliona fuçi nafte dhe meter kub gaz pasuri perrallore kombetare te saj. Por jo vetem kaq, por ata e justifikojne kete coptim te dyte te trojeve shqiptare si te bazuar ne Kushtetuten e Shqiperise dhe ligjin nderkombetar.

Me kete rast te dashur miq, le t?u themi ne ketyre dy tradhetareve se ata do pergjigjen me gjithçka per aktin e tyre te tradhetise se larte kombetare dhe se shqiptaret nuk do pranojne kurre dhe per asnje çmim marreveshjen e tyre te coptimit te ri dhe faljes se territoreve shqiptare Greqise?,- përfundon Berisha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga