Connect with Us

“Shiti” postin  e gjyqtarit, në këmbim të pasurisë/ Artan Broci  “blen” Komisionin e Vettingut?!

Aktualitet

“Shiti” postin  e gjyqtarit, në këmbim të pasurisë/ Artan Broci  “blen” Komisionin e Vettingut?!

Publikuar

-

Dje është zhvilluar seanca  dëgjimore ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Broci.

Trupa gjykuese që është marrë me vlerësimin përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Më herët, në media është lakuar se gjyqtari Artan Broci, po favorizohet nga KPK -ja duke i shtyrë datën  e “filtrimit” në procesin e Vettingut.

Është dashur ndërhyrja e ONM –së, që Broci të rikthehej në gjykim.

Dje KPK, në raportin e saj deklaroi se ka parregullsi në pasurinë e Artan Brocit, por ende ka dyshime, se KPK, mund të votojë për kalimin e tij në këtë proces, ashtu siç ka bërë me të tjerë.

Zërat se KPK, por “blihet” nga gjyqtarë me pasuri të dyshimtë sa vijnë dhe shtohen dhe një ndër këta gjyqtarë dyshohet se mund të jetë edhe Artan Broci.

Paratë e përfituara nga korrupsioni dhe nga “shitja” e postit të tyre, nuk iu dhimbsen kur bëhet fjalë për të rifituar sërish pozicionin që kanë.

Gjithsesi duhet pritur vendimi i Komisionit të Vettingut, për të parë nëse këto dyshime janë të vërteta.

Pavarësisht se standardet e dyfishta të vendosura nga KPK –ja tashmë janë bërë normë dhe nuk çudisin askënd.

“Artan Broci ka apartament 143 m² në Don Bosko. Për apartamentin në Don Bosko ka përputhje për çmimin . Broci ka një tjetër apartament 159 m² në Don Bosko dhe apartament 147 m² në  Rashbull”- thuhet ndër të tjera në raportin e KPK. Kjo e fundit nuk ka përputhje me llogaritë bankare dhe mandat pagesat janë bërë me korrigjime dhe pa vulë. Gjyqtari Broci ka një pasuri të 5-të në Shkodër, dhe kjo ka mospërputhje në deklarimin e tij. KPK tregon më tej se për banesën në Shkodër një firmë i ka dhuruar materialet”. Kjo ishte në tërësi ajo çka relatoi Komisioni i Vettingut.

Pasuria e dyshimtë e Brocit

Sipas Komisionit të Vetingut, gjyqtari kishte bërë një ndërtim pa leje në vitin 1997 në pallatin ku banonte në rrugën Don Bosko në Tiranë. Po në të njëjtën zonë, Broci rezultoi se bleu një apartament të dytë prej 160 metrash katrorë, ku 67 metra ishin shtesë pa leje. Broci këto pasuri subjekti nuk i justifikon me të ardhura të ligjshme.

Një tjetër problem i konstatuar nga KPK për Artan Brocin, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i KED, ishte ai me një apartament papafingo të blerë në Rrashbull të Durrësit në vitin 2006.

“Për këtë banesë ekzistojnë dy deklarata noteriale, duke krijuar dyshime për vërtetësinë e këtyre kontratave. Nuk ka kontratë që vërteton marrjen e shumës prej 102 mijë euro. Nuk ekziston as ndonjë dokumentacion se ka paguar tatime në lidhje me shitjen e kësaj pasurie”, tha KPK. Tjetër pasuri e gjetur nga trupa gjykuese ishte edhe një apartament në Rrugën e Dibrës, e cila nuk rezulton fare e deklaruar. Këtë pasuri KPK e kishte gjurmuar nga faturat e ujit dhe të dritave të paguara në emër të Artan Brocit.

Për Brocin pati edhe dyshime për shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në konflikt interesi, ndërsa u theksua se në një rast gjyqtari ka marrë materiale ndërtimi dhuratë nga kompania për ndërtimin e një shtëpie në Shkodër.

Por Broci u mbrojt duke argumentuar se marrëdhënia me kompaninë e ndërtimit që jep materiale ndërtimi dhuratë është disa vite më pare.

Broci , më shumë vite pune se pasuri

 vitin 2012, Broci ka deklaruar, pagëm si Gjyqtar i Gjykatës së Apelit 1 497 921 lekë, 1ira lokali 600 000 lekë, qira nga subjekti Rexha-Gold shpk 3 600 euro, qira zyre 840 000 lekë si dhe pagën e  bashkëshortes si notere në shumën 2 272 797 lekë.

Në vitin 2013 ai ka deklaruar pagë si Gjyqtar i Gjykatës së Apelit 398 500 lekë, pagën si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë 1 123 516 lekë, honorare si Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë 117 000 lekë, interesa bankare 17 840 lekë nga depozita plus në bankë të nivelit të dytë, qira nga subjekti Rexha-Gold shpk 10 800 euro si dhe qira zyre 840 000 lekë.

Ndërsa bashkëshortja Irma Broci, ka deklaruar pagën si notere 4 208 890 lekë, arkëtime nga shitja e autoveturës tip Benz 500 000 lekë, interesa bankare 160 373 lekë nga llogari në bankë të nivelit të dytë, interesa bankare 5 964 lekë nga llogari në bankë të nivelit të dytë, interesa bankare 7 019 lekë nga llogari në bankë të nivelit të dytë si dhe blerje autoveture tip Benz me kursime personale në vlerën 1 000 000 lekë.

Përgjatë vitit 2014, Broci ka deklaruar të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës së Lartë, 1595 860 lekë, të ardhura si anëtar i KLD-së, 112 200 lekë, të ardhura nga interesa bankare, 12 657 lekë, të ardhura nga qiraja e një lokali dhënë shoqërisë Rexha-gold shpk, 10 800 euro, të ardhura nga qiraja e një zyre, 840 000 lekë, bashkëpronar i një apartamenti me sipërfaqe 65.76 m2, dhuratë, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 735 188 lekë, 17 329 lekë, si dhe 1 651 036 lekë.

Ndërsa bashkëshortja, ka deklaruar të ardhura nga puna si notere në Tiranë, 4 644 223 lekë,të ardhura nga interesat bankare, 88 257 lekë,të ardhurat nga interesat bankare, 72 510 lekë, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 5 079 431 lekë, 34 342 lekë,1 296 euro, gjendja e llogarisë depozitë “Fëmija im”, në një bankë të nivelit të dytë, 361 951 lekë,gjendja e llogarisë depozitë “Fëmija im”, 413 201 lekë si dhe një tjetër në shumën 290 108 lekë.

LEXO EDHE:  Emrat-Milionerët e Qeverisë/ Qytetarët të zhvatur dhe në varfëri

Gjithashtu bashkëshortja, ka deklaruar gjendjen e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, (Llogari e cilësuar për klientët e pasuritë e paluajtshme sipas udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave), 170 300 euro si dhe dy llogari të tjera në shumat 3 740 000 lekë dhe 4 euro.

Në vitin 2015, Broci ka deklaruar pagën si anëtar i gjykatës së lartë 1 573 316 lekë, honorare si Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë 102 000 lekë, të ardhura nga qiradhënia e një lokali një shoqërie tregtare 10 800 euro, të ardhura qiradhënie e një zyre 840 000 lekë.

Bashkëshortja Irma Broci, të ardhura fitim neto nga ushtrimi i detyrës si Notere 5 201 118 (pesë milion e dyqind e një mijë e njëqind e tetëmbëdhjetë) lekë.
Djali Arlind Broci paga si specialist në sektorin e asistencës ligjore Drejtoria Juridike pranë Shoqërisë Albbcontrol SHA në vlerë 207 250 lekë.

Broci ka deklaruar dhe shtimin e llogarive rrjedhëse.

Shtuar llogaria rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me 127 214 lekë.
Shtuar një llogari rrjedhëse me 99 816 lekë.
Shtuar një llogari lidhur me depozitën me 59 855 lekë.
Shtuar interesa nga depozita në vlerën 10 375 lekë.
Investime në obligacione vlera 5 000 000 (pesëmilion) lekë.
pakësuar llogaria depozitë e bashkëshortit dhe shtuar llogaria depozitë e bashkëshortes e sëbashku në vlerën 10 000 000 (dhjetë milion) lekë janë blerë obligacione 2 vjeçare nga bashkëshortja.
Shuar interesa nga llogaria e depozitës vlera 27 351 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortes 207 718 lekë.

Llogari rrjedhëse e zotit Broci ku paguhen qiratë vlera 2 985 euro.
Shtuar interesa në llogari depozite personale e bashkëshortes me 331 133 lekë.
Depozitë e llojit Fëmija Im 514 754 lekë si dhe një tjetër në shumën 526 226 lekë.
Llogari e bashkëshortes si person fizik 716 312 lekë.
Llogari e bashkëshortes si Person Fizik e specifikuar si llogari, noteri për Klient për pasuri të paluajtshme 300 euro dhe 3 400 000 lekë.
Llogari e bashkëshortes si Person Fizik e specifikuar si llogari Noteri për Klient për pasuri të paluajtshme 795 795  Euro

Në vitin 2016 ai ka deklaruar, të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës së Lartë, 1 566 462 lekë, të ardhura si honorare dhe dieta si anëtar i Gjykatës së Lartë, 102 000 lekë + 34 008 lekë, të ardhura nga anëtarësimi në Komitetin Disiplinor të Dhomës së Avokatisë si përfaqësues i KLD-së, 306 000 lekë, të ardhura nga obligacionet 4-vjeçare për vitin 2016 në një bankë të nivelit të dytë, 283 982.64 lekë.

Ndërsa bashkëshortja, zonja Irma Broci, ka deklaruar të ardhura nga obligacionet 2-vjeçare në një bankë të nivelit të dytë, 170 600 lekë, të ardhura nga interesat e llogarisë bankare depozitë plus në emër të fëmijës së mitur në një bankë të nivelit të dytë, 9 707.37 lekë, të ardhura nga interesat e llogarisë bankare depozitë plus, në një bankë të nivelit të dytë, 465.26 lekë, të ardhura nga interesat e llogarisë depozitë plus e fëmijës së mitur, 9 903.08 lekë, të ardhura nga qiraja e një lokali, 10 800 euro, të ardhura nga qiraja e zyrave, 840 000 lekë, të ardhura nga puna si notere, 5 273 388 lekë fitimi neto.
Djali, Arlind Broci, të ardhura nga paga pranë Albcontroll Tiranë, 994 053 lekë.

Broci ka deklaruar se ka fituar pronësinë e  një apartamenti me sipërfaqe 143.81 m2, (bashkim i apartamentit ekzistues me sipërfaqe 78.11 m2 + shtesës anësore të katit të parë me sip. 65.7 m.
Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një apartamenti me sipërfaqe 157.99 m2 (bashkim i apartamentit ekzistues me sipërfaqe 92.29 m2 + një shtesë anësore me sip. 65.7 m2 në katin e dytë, shkëmbyer pa shpërblim me një shtetas.

Bashkë investitor në një kontratë sipërmarrje me dt. 17.04.2016 për ndërtimin e karabinës së një banese private në Shkodër, sipas lejes së ndërtimit, 1 500 000 lekë.
Fond pensioni vullnetar në një bankë të nivelit të dytë, krijuar në dt. 17.05.2016 me të ardhura nga paga, periodikisht 10 000 lekë në muaj, 91 409.94 lekë + 1 409.49 lekë interesa.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, 160 913.77 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare, Karta Viza Clasik, 198 597.13 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, Depozita Plus, 460 320.80 lekë.

Djali, Arlind Broci, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, si person fizik, 46 891.60 lekë.
Bashkëshortja, Irma Broci, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, ‘Llogari Noteri e cilësuar për klientët pasuritë e paluajtshme’ sipas udhëzimit nr. 6915/2 dt.30.01.2012, të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, 207 250 euro.

Bashkëshortja,  Irma Broci, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, ‘Llogari Noteri e cilësuar për klientët pasuritë e paluajtshme’ sipas udhëzimit nr. 6915/2 dt.30.01.2012, të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, 7 500 000 lekë.
Djali, Arlind Broci, gjendja e llogarisë bankare individuale në një bankë të nivelit të dytë, 134 036.48 lekë.
Bashkëshortja,  Irma Broci, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 417 778.07 lekë.
Llogari rrjedhëse, të ardhura nga qiratë, 252 550 lekë.
Bashkëshortja, zonja Irma Broci, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 895 469.13 lekë.
Djali, zoti Arlind Broci, certifikatë regjistrimi në QKB me llogari si person fizik pranë një banke të nivelit të dytë, 46 891.60 lekë./ CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

OBSH: Shkalla e infeksioneve me COVID-19 në botë drejt rekordeve të reja

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se rastet e reja me COVID-19 po rriten globalisht në nivele shqetësuese. Infeksionet po dyfishohen çdo javë me një ritëm që po i afrohet nivelit më të lartë të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.

OBSH-ja tha se gjatë javës së kaluar u shënuan 541.960 raste të reja.

Në një konferencë virtuale në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet që kishin shmangur deri tani infeksione në shkallë të gjerë, tani po përballen me ritme të larta të përhapjes së sëmundjes.

Ai solli si shembull rastin e Papua Guineas së Re, e cila deri në fillim të këtij viti kishte raportuar më pak se 900 raste me COVID-19 dhe vetëm nëntë vdekje, ndërsa tani ka raportuar më shumë se 9,300 raste dhe 82 vdekje.

Zoti Tedros tha se megjithëse ky është një numër i vogël në krahasim me vendet e tjera, shkalla dramatike e shtimit të infeksioneve të reja e shqetëson OBSH-në për potencialin e një epidemie më të madhe në Papua Guinenë e Re. Ai tha se në fund të muajit të kaluar OBSH-ja filloi shpërndarjen e vaksinave në këtë vend dhe këtë javë kanë mbërritur në vend tre ekipe mjekësore për situatat urgjente nga Australia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.

LEXO EDHE:  Dokumentet/ KPK zhytet në “korrupsion” për të shpëtuar gjyqtaren Irena Ibrahimi, në fillim falsifikon vendimin, më pas bën një tjetër “gafë”, e korrigjon!

LEXO EDHE:  Dokumentet/ KPK zhytet në “korrupsion” për të shpëtuar gjyqtaren Irena Ibrahimi, në fillim falsifikon vendimin, më pas bën një tjetër “gafë”, e korrigjon!

Shefi i OBSH-së tha se Papua Guinea e Re është një shembull i shkëlqyer se pse barazia në qasje tek vaksinat është kaq e rëndësishme.

Zoti Tedros tha se ky vend është mbështetur për të siguruar vaksinat tek dhurimi i dozave nga Australia dhe programi COVAX i mbështetur nga OBSH-ja. Deri më sot, COVAX-i ka dërguar rreth 40 milionë doza në më shumë se 100 vende të botës, ose të mjaftueshme për të imunizuar rreth 0.25% të popullsisë globale./VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plane për fundjavën?/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme nuk pritet të ketë surpriza sa i përket motit.

Pritet një ndërhyrje e kthjellimeve dhe vranësirave. Gjatë orëve të mesditës sipas Meteoalb pritet të ketë një shtim të vranësirave ndërkohë që herë pas here do të ketë reshje shiu, madje në disa zona pritet shtrëngata.

Temperaturat do të jenë të ulëta. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 1°C deri në 16°C.

LEXO TE PLOTE

Politikë

A ka bërë Najada Çomo ndërhyrje në fytyrë? Flet kirurgu estetik

Publikuar

-

Nga

Panajot Papa është një kirurg estetik, i cili i ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë” ka dhënë mendimin e tij për disa politikanë të njohur shqiptarë nëse kanë bërë ndërhyrje estetike në fytyrë apo jo.

Në ekran është shfaqur edhe fotoja e kandidates për deputete nga PS dhe mjekes Najada Çomo.

“Në këtë lloj rasti, fotografia e dytë ka më shumë ndriçim. Fotografia në këtë lloj rasti duket sikur ka bërë një trajtim, por duhet parë pacienti. Ekzistojnë disa filtra në Instagram që mund të arrihet një foto e tillë. Mund të ketë bërë botoks tek balli”, tha doktori./CNA.al

LEXO TE PLOTE