Connect with Us

Nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi “skëterrë”/ Në pranga 6 drejtues mjetesh

Aktualitet

Nën efektin e alkoolit dhe shpejtësi “skëterrë”/ Në pranga 6 drejtues mjetesh

Publikuar

-

/

Pas përfundimit të koncertiti në sheshin Skënderbej policia e Tiranës ka vijuar aksionin e saj për evidentimin shkelësve të ligjit dhe dënimin e tyre.

Mbrëmjen e djeshme gjatë kontrollit të ushturar në disa rrugë kryesore të qytetit policia bën me dije se janë arrestuar 6 drejtues mjetesh për përdorimin e alkoolit, janë pezulluar 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, janë ndaluar administrativisht 16 mjete për detyrime administrative të pashlyera dhe janë ndëshkuar 5 automjete për mosrregullim shpejtësie.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krahas sigurimit dhe masave per mbarevajtjen e koncertit qe zhvillohej ne Sheshin Skenderbej, Policia Rrugore e Tiranes, ne perfundim te eventit po ndjek me prioritet detyrat e caktuara ne Planin Operacional Tispol Korrik 2018, me objekt kryesor testimin e drejtuesve te mjeteve per nivelin e alkoolit, ku nga kontrollet e ushtruara ne disa rruge te ndryshme te qytetit, deri ne keto momente kane rezultuar :

  • 6 drejtues mjetesh jane arrestuar ne kushtet e flagrances per drejtim mjeti ne gjendje te dehur ne nivele qe variojne nga 0.53 mg/l deri ne 1.07 mg/l
  • Jane pezulluar 15 leje drejtimi per shpejtesi tej normave te lejuara që varionte deri në 167 km/h
  • Jane pezulluar 12 leje drejtimi per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit
  • Jane ndaluar administrativisht 16 mjete per detyrime administrative te pashlyera
  • Jane ndeshkuar 5 automjete per mosrregullim shpejtesie, vecanerisht ne qendrat e banuara si dhe jane vendosur nje numer i konsiderueshem masash administrative per kundravajtje te ndryshme. Nderkohe kontrollet dhe verifikimet policore vijojne pa nderprerje, me qellim rritjen e parametrave te sigurise per te gjithe perdoruesit e rruges. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Krimi horror në Kuçovë/ Autopsia zbulon detajet shokuese

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Borxhi është bërë shkak për një ngjarje të rëndë në fshatin Kozare në Kuçovë ku 58-vjeçari Fetah Marra vrau mbrëmjen e djeshme fqinjën e tij Fatime Suli dhe pasi e hodhi në kanal gjysmë të zhveshur e mbuloi me gjethe.

Burime bëjnë me dije për ABC se si rezultat i autopsisë është arritur në përfundimin se gruaja ka ndërruar jetë nga asfiksia si pasojë e mbytjes me duar.



Pasi e ka vrarë pa iu dridhur qerpiku ai e ka hedhur në kanal 1 km larg banesës së saj, ndërkohë që familjarët e kërkonin prej orësh të shqetësuar.

LEXO EDHE:  Arrestohet Ilir Meta/ Kapet duke vjedhur rroba

LEXO EDHE:  Australia “kap” momentin/ Regjistron shpejtësinë më të madhe të internetit

Pas pyetjes së dëshmitarëve dhe këqyrjes së pamjeve filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese përreth, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Marra është dërguar para grupit hetimor ku po jep dëshminë e tij ndërsa burimet konfirmojnë se vrasja ka ndodhur për disa para borxh, që Marra i kishte familjes së gruas.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Temperatura ekstreme dhe dëborë/ ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes në këto akse rrugore

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Veriu, verilindja dhe një pjesë e juglindjes së vendit  është “mbërthyer” nga moti i keq, me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar paraqet një gjendje të akseve rrugore ku ka rënë dëborë dhe u bën apel drejtuesve të mjeteve që të kenë shumë kujdes.

Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore.

Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.



LEXO EDHE:  “Gara si në filma” dhe nën efektin e alkoolit/ Policia ndëshkon 13 drejtues mjetesh (Video)

LEXO EDHE:  Tiranë/ Bien nga lartësia, humbin jetën dy shtetas

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Apel për drejtuesit e mjeteve:

“Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore” thuhet ne njoftimin e ARRSH.

Java që vjen pritet që të jetë akoma më e vështirë me temperatura shumë të ulëta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të erdhi dita të hedhësh prap lule në bulevard”/ Rama kapet me qytetarët për “21 janarin”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot do të përkujtohen tragjedia e 21 Janarit.

Ndërmjet të tjerash ai e ka vënë theksin tek drejtësia.

“Mirëmëngjes dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime tek qytetarët, të cilët kanë bërë përgjegjës Ramën për 21 janarin por edhe për drejtësinë që nuk funksionuar.

Rama ka zgjedhur t’u kthejë përgjigje disa qytetarëve, duke u justifikuar se ai ka bërë brenda mundësive çdo gjë për familjet e katër viktimave.

Ndërsa në lidhje me dështimin e drejtësisë, Rama ka thënë se kanë bërë një punë mjaft të madhe me Reformën në drejtësisë dhe se nuk janë në vitin 1945 kur gjyqet i bënte partia dhe Qeveria.

Sipas tij pot ë ishte bërë reforma në drejtësi në vitin 1990, sot nuk do të ishin këto halle.

Më tej, Rama u ka bërë thirrje qyterarëve për durim derisa drejtësia e re të jetë plotësisht funksionale.



Replikat mes Ramës dhe qytetarëve

Qytetari:Të erdhi dita prap të hedhësh lule në bulevard,se drejtësi duhen edhe ca vite të demostrosh zotrote si Kryeministër

Rama: Po, je shumë i saktë, duhet ende kohë që Reforma në Drejtësi të japë të gjitha frytet e saj, sepse u bë vetëm para pak vitesh, se po të ishte bërë që në vitet 90 do flisnim ndryshe fare sot.  Drejtësia në demokraci nuk bëhet me sustë, s’jemi në vitin 1945, kemi ndërruar sistem, nuk e bën kryeministri as partia drejtësinë lavdi Zotit, prandaj duhet durim, sepse ato vendet me drejtësi qe shohim ne, kishin sistem drejtësie të drejte kur ne s’ekzistonim fare si shtet.

Qytetari: Po naltmadhni po, por jeni aq bashkëfajtor sa është dhe Berisha me Lulin në këtë ngjarje që mos të permendim atë Mr.korrupsionin “Metën” , i dërguat njerëzit si cjapi tek kasapi dhe tani derdhni lot krokodili. Atë që ju bashke i keni bërë Shqipërisë për 30 vjet nuk ja ka bërë Enveri për 50 vjet.

LEXO EDHE:  Të dehur dhe pa patentë/ Arrestohen 27 drejtues mjetesh

LEXO EDHE:  Arrestohet Ilir Meta/ Kapet duke vjedhur rroba

Rama: Jo jo, ky është një këndvështrim krejt arbitrar dhe pa lidhje me realitetin, përpos edhe me një gjuhë që nga pikëpamja etike lë shumë për të dëshiruar, njësoj si të ngatërrosh vajin me uthullën, ndërsa për Enverin e për këto 30 vjet nuk ke ç’i thua kujt nuk e ka idenë as se ç’ishte enverizmi as se ç’është shtendërtimi dhe mirë s’e ka idenë, po as nuk do të mesojë, përkundrazi, jep edhe mend.

Qytetari:Kur thua ti që do bëjmë drejtësi që je në krye të shtetit kur ndihesh ti i pafuqishem përballë kësaj gjendje po ne njerëzit e thjeshtë që çdo ditë e ndjejmë këtë padrejtësi në çdo hap që hedhim? Po të ishe ti i vendosur jo vetëm që kjo drejtësi do ishte bërë me kohë, po dhe shumë gjëra të tjera.

Rama: Në vitin 1990 kemi zgjedhur një sistem demokratik, dmth nuk kemi më sistemin e 1945-ës, ku drejtësinë e bënte partia dhe Qeveria, kështu që na duhet punë e durim për të ndërtuar një drejtësi të drejtë e të pavarur, prandaj e bëmë edhe Reformën në Drejtësi, që po të ishte bërë në vitet 90 sot nuk do kishim këto halle.

Qytetari: 3 mandate i more dhe akoma nuk ja ke lehtësuar dhimbjen familjeve.

Rama: I kam bërë unë të gjitha ato që më takonin, edhe Reformën në Drejtësi edhe përkujdesjen për familjet sipas mundësive, sepse nuk jemi në vitin 1945, kur partia e Qeveria bënin edhe gjyqet, kështu që duhet durim e besim, nuk ka rrugë tjetër, përtej fjalëve që thuhen kollaj./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE