LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha si gjobaxhi ndaj biznesit

28 Korrik 2018, 13:39, Aktualitet CNA
Lulzim Basha si gjobaxhi ndaj biznesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dje përsëriti gafat e tij të vazhdueshme dhe të pandalshme. Kërcënoi me luftë civile, ndërsa pak ditë më parë kërcënoi se do t’i vendoste tritolin kullave që do të ndërtonte biznesi privat pas Teatrit Kombëtar, në rast se firma e përfshirë në koncesion me qeverinë, e miratuar me ligj nga parlamenti, do t’i ndërtonte ato.

Por, sa qesharak dhe i pavlerë është qëndrimi i thënë nga Lulzim Basha për shembjen, shkatërrimin, me tritol apo me luftë civile.

Së pari, për të treguar sa serioz është Lulzim Basha dhe sa i vërtetë në qëndrimet e tij, ne bëmë një verifikim të thjeshtë. Vlerësuam a ka pasur bashkëpunime Lulzim Basha gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës. Në një vlerësim të thjeshtë që mund t’i bësh apo duke kërkuar në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe duke marrë informacion, nga viti 2011 deri në 2015-ën, vlerësohet se firma Fusha ka marrë nga kryebashkiaku i Tiranës, në atë kohë Lulzim Basha, jo pak, por plot 6 milionë euro. Mbi 7 miliardë lekë. Pra, rreth 7.5 miliardë lekë është shuma që kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Tiranës, sot kryetar i PD-së, Lulzim Basha i ka dhënë  firmës Fusha, të cilën turpësisht e kërcënoi disa ditë më parë apo dje që shkoi deri në luftë civile, për shkak të një investimi.

Këto detaje po i sjellim për një fakt shumë të rëndësishëm. Për të treguar kush është Lulzim Basha, njeriu gënjështar dhe mashtrues publik me dy maska.

Njeriu u cili bën pazare me biznese, me firma private dhe është i lumtur dhe ka frikë t?ju zërë edhe emrat kur ata i japin paratë apo kur ata janë bashkëpunëtorë të tij.

Në momentin që biznesi lulzon dhe ecën në rrugën e tij, Lulzim Basha i del kundër. Por këtu është edhe gabimi i kreut të PD-së. Ai ngatërron politikën me biznesin. Pra, nëse do të kishte një qëndrim, ai duhej të ishte i fortë ndaj qeverisë. Qëndrimi duhej të ishte i fortë ndaj Edi Ramës.

Pra, problemi në fakt nuk është biznesi dhe në vetvete nuk është firma ?Fusha?. Problemi në të vërtetë është qeveria apo Bashkia e Tiranës dhe Lulzim Basha duhej të përballet me Edi Ramën apo Erion Veliajn.

Në pamundësi për tu përballur me ortakun e tij, kryeministrin Rama, mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të marrëveshjes së 18 majit 2017, Lulzim Basha ka gjetur një zgjidhje tjetër, sulmin ndaj biznesit. Ashtu siç bëri edhe në shumë raste të tjera, siç ishte edhe rasti i koncesionit të Rrugës së Kombit apo koncesione të tjera si ai i Chek Up-it ku ai kryesisht merret me subjektin, pra me biznesin përfitues, por jo me qeverinë dhe jo me politikën apo aktorin i cili i ka dhënë tenderat. Këtë e bën, sepse shpesh Lulzim Basha është i përzier me këto biznese dhe Lulzim Basha nuk mund ti shkelë apo përdhosë vetëm sepse ata nuk janë bashkëpunëtorë të tij tani, për shkak se ai është tani në opozitë.

Kjo tregon edhe diçka tjetër, tregon fytyrën e vërtetë të Bashës, i cili duket sikur ka sjelljen dhe rolin e një gjobaxhiu ndaj bizneseve të cilët përfitojnë konçesione apo tendera. Ato biznese që kanë përfituar edhe dje gjatë qeverisjes së PD-së dhe ashtu si firma ?Fusha?, e shumë përmendur kohët e fundit, që ka përfituar të paktën 6 milionë euro nga pastrimi i një pjesë të Tiranës gjatë kohës që ishte kryebashkiak Lulzim Basha, apo punimet e rindërtimit të sheshit ?Skëndërbej, kur Basha mori drejtimin e Bashkisë, tregojnë se ai nuk është gjë tjetër veçse një gjobaxhi i thjeshtë. Një gjobaxhi që kërkon të marrë hisen e tij, ashtu siç ka marrë edhe kur ka qënë në krye të Bashkisë apo siç është akuzuar në lidhje me Rrugën e Kombit, gjatë kohës që ka qënë Ministër i Transporteve.

Këto janë fakte dhe paturpësisht i ka dhënë 6 milion euro firmës ?Fusha?, sot merret sërish me firmën ?Fusha? dhe harron të merret me Edi Ramën apo me Erion Veliajn, sepse ata janë ortakët e tij. Ata janë bashkëpunëtorët e tij, kurse Luli nuk bën gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm do pjesën e tij nga milionat, ndoshta të koncesionit që në fakt në këtë rast problemi i vërtetë është qeveria, nuk është biznesi që kërkon të investojë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga