LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPK me standarde të dyfishta/ Një tjetër gjyqtar i përfshirë në skandal

28 Korrik 2018, 16:20, Aktualitet CNA
KPK me standarde të dyfishta/ Një tjetër gjyqtar i

Këshilltari i Partisë Demokratike për Çështjet Ligjore, Gazmend Bardhi denoncon se Komisioni i Pavarur të Kualifikimit po funksionon me dy standard.

I ftuar në emisionin ?Kjo Javë? me Nisida Tufën në ?News24?, Bardhi u shpreh se ka një numër të vendimeve të KPK që janë zbardhur, ku jepet edhe arsyetimi i konfirmimit apo shkarkimit nga detyra të gjyqtarëve.

?Dhe nëse i analizon rastet konstaton lehtësisht se i njëjti standard që ndiqet për shkarkimin e një gjyqtari të caktuar nuk ndiqet në një rast tjetër. Pra, dy gjyqtarë janë në të njëjtën situatë dhe njëri konfirmohet dhe tjetri shkarkohet?, shprehet ai.

Më tej, Bardhi mori si shembull vendimet për dy gjyqtare, ku sipas tij, njërës i është verifikuar pasuria e bashkëshortit përpara se ajo të martohej me të, e cila ka rezultuar me problematikë dhe nuk justifikohej, dhe për këtë arsye gjyqtarja është shkarkuar, ndërsa në rastin e një gjyqtare tjetër të gjendur në po të njëjtën situatë, KPK shprehet se subjekti konfirmohet në detyrë.

?Shembuj të tillë janë në të paktën 10 vendime të zbardhura deri më tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Kjo na ka krijuar ne dyshimin e bazuar në këto prova që KPK po vepron mbi bazat e përzgjedhjeve politike të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nën ndikimin e qeverisë po konfirmon në detyrë njerëz të saj të besuar, ndërkohë që po shkarkon nga detyra njerëz të cilët nuk gëzojnë besimin e qeverisë. Dhe kjo sjell kapjen politik të sistemit, nëpërmjet këtij procesi, u shpreh Bardhi, teksa risolli në vëmendje vendimin për gjyqtarin e Apelit, Ilir Toska, gjithashtu kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Bardhi paralajmëroi se në ditët në vijim Partia Demokratike do të denoncojë një tjetër gjyqtar të konfirmuar nga KPK, ndërsa theksoi se janë të pritje të zbardhjes së vendimit edhe për këtë gjyqtar.

Sa i takon vendimeve të marra më herët nga gjyqtarët e përjashtuar tashmë nga KPK si të përjashtuar, Bardhi u shpreh se është e rëndësishme që edhe këto vendime të rishihen.

Lajmet e fundit nga