LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gatuanin në pisllëk/ AKU mbyll Fast Food-in në plazh

28 Korrik 2018, 08:33, Aktualitet CNA
Gatuanin në pisllëk/ AKU mbyll Fast Food-in në plazh

Në kuadër të masave të përforcuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar një subjekt ?Fast Food? i cili kryente aktivitet në shkelje të kushteve higjeno-sanitare.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Lezhë konstatoi se subjekti ?Fast Food?me përfaqësues, Zt.Meriton Krasniqi dhe me nr. Nipti L88008501V kryente aktivitetin në shkelje të kushteve higjeno-sanitare dhe tekniko/teknologjike të manipulimit, ruajtjes së tregtimit të ushqimit. Produktet ushqimore ishin me mungesë të fletë/analizave, certifikatave dhe të etiketimit të këtyre produkteve.

Subjektit me emër ?Qebabtore te Qarshia? i?u sekuestruan 12 kg mish i grirë, 47 kg brum, 5 kg qofte, 2 kg sallam, 3 kg peshk dhe 4 kg byrek të gatshëm.(si produkte të pasigurta për konsumim dhe dërgimin e tyre për asgjesim).

Për shkeljet e mësipërme u morën masat administrative me gjobë, 350000 lekë për kushtet higjeno-sanitare, 100000 lekë për mungesë së gjurmushmërisë, 50000 lekë për mungesë etiketimi, si dhe bllokim të menjëhershëm i ushtrimit të aktivitetit deri në plotësimin e kushteve dhe kërkesave ligjore në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, bën sërish thirrje konsumatorëve që të jenë të kujdesshëm në blerjen e produkteve shtazore duke kërkuar informacione në njësitë e tregtimit të mishit që të jetë i vulosur, i shoqëruar me certifikatë veterinare, kuponin tatimor, si mjet për sigurinë e gjurmueshmërisë së produktit. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast therjeje apo tregtimi jashtë standardeve, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes ?Shqipëria që duam? Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Lajmet e fundit nga