LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Egjipt/ 75 të dënuar me vdekje për pjesëmarrje në një protestë të vitit 2013

28 Korrik 2018, 21:09, Aktualitet CNA
Egjipt/ 75 të dënuar me vdekje për pjesëmarrje në

Media shtetërore në Egjip njoftoi se një gjykatë ka dënuar 75 vetë me vdekje, mes tyre figura të rëndësishme të Grupit Vëllazëria Myslimane, të nxjerrë jashtë ligjit, për përfshirje në një protestë të vitit 2013.

Vendimi i sotëm i gjykatës kriminale të Kairos mbetet t?i çohet Myftiut të Madh, që është autoriteti më i lartë fetar i vendit, për opinionin e tij jo-detyrues për dënimet.

Po sipas mediave shtetërore në internet, 660 persona të tjerë pritet të dënohen më 8 shtator.

Janë gjithsej 739 të pandehur, mes tyre Udhëheqësi Suprem Vëllazërisë Myslimane Mohammed Badie dhe reporteri Mahmoud Abu Zeid. Akuzat e ngritura janë të ndryshme, nga vrasje, në dëmtim të pronës publike.

Protesta e vitit 2013 ishte në mbështetje të ish Presidentit islamik Mohammed Morsi, i cili u detyrua të largohej nga pushteti pas protestave masive kundër sundimit të tij përçarës një-vjeçar. Protesta u shpërnda me dhunë.

Lajmet e fundit nga