LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj “kukull” në duart e mafies/ Nuk kursen as fëmijët

27 Korrik 2018, 17:40, Aktualitet CNA
Veliaj “kukull” në duart e mafies/ Nuk kursen as

Partia Demokratike, ndërsa ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vendimin e presidentit për kthimin në Kuvend të ligjit për Teatrin, ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut Veliaj dhe Edi Ramës.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka deklaruar se ?Këmbëngulja e Erion Veliajt për zbatimin e projektit korruptiv të Edi Ramës është provë se ai është një kukull në duart e mafias së ndërtimit dhe mafias së drogës, që kanë planifikuar pastrimin e parave të pista në Qendrën Historike të Tiranës.?.

Ndërsa më tej ajo theksoi se Erion Veliaj ka dhënë prova të mjaftueshme se për interesa të mafias dhe përfitimeve korruptive, nuk kursen as jetën e fëmijëve.
?Qytetarët e Tiranës e dinë se Erion Veliaj është përgjegjësi për mbulimin e vrasjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Qytetarët e Tiranës e dinë se propaganda e Erion Veliajt nuk mbulon dot faktin se Projektet e Unazës së Re, Pazarit të Ri dhe Bulevardit të Ri, të nisura nga Lulzim Basha, u penguan dhe u sabotuan qëllimisht nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për t?I shndërruar nga projekte në dobi të qytetarëve, në projekte në shërbim të interesave të oligarkëve.?-tha ndër të tjera zëdhënësja e PD, Ina Zhupa./CNA.al

Lajmet e fundit nga